Nga Gent STRAZIMIRI
Zgjati 1.362 ditë!
Aq ditë bëhen që nga nisja e betejës së Sali Berishës kundër të gjithë atyre që sundonin Amerikën e që shpallnin “non grata” vetëm miqtë e saj.
E nisi i vetëm, me një konferencë për shtyp në sallën “Antigonea” të hotel “Rogner” në Tiranë, i armatosur deri në dhëmbë me të vërtetën, me të drejtën!
E nisi në mënyrën më jokonvencionale të mundshme, në mënyrën më jopolitike të mundshme sepse nuk ishte një betejë për politikë a për pushtet, por një betejë individuale për dinjitet.
Nuk pagoi lobing e as kërkoi negociata politike;
Kërkoi avokat dhe i hodhi në gjyq! Të gjithë!
Debati publik ama, nuk u zhvillua në asnjë moment sipas së vërtetës por fatkeqësisht u orientua krejt politikisht.
“Halli personal” i Sali Berishës, në analiza e “politologime”, kuotohej nëpër studio si një “rikthim i pakohë”, me sukses të pamundur përballë një makinerie të fuqishme jashtë së mundshmes…
A do mundet Sali Berisha, që përmes rikthimit në politikë nën një izolim të plotë, të heqë “non grata-n”? – ishte debati…
Pyetje retorike, përgjigja e së cilës ishte nënqeshje..
1.362 ditë më pas, Sali Berisha doli në të njëjtën sallë, në të njëjtën orë në një konferencë për shtyp.
Nuk ishte më i vetëm!
Ishte në krah me … Amerikën!
Atë zyrtaren!
Nuk njoftoi heqjen e “non grata-s”!
Nuk njoftoi as thjesht një “non grata” për Edi Ramën!
Jo!
Njoftoi shumë më shumë!
Njoftoi “SHUT DOWN” të segmentit të parë sorosian jashtë territorit amerikan:
* bandës së narko-korruptokracisë së Tiranës zyrtare
Ky është lajmi, dhe është lajm ndërkombëtar, historik, dhe shpresëdhënës më shumë se vetëm për shqiptarët.
Është lajm i madh për të gjithë miqtë e Amerikës kudo ku ndodhen!
KAQ!