ftuar në emisionin “Ora e Betit’, nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në “Skype, ishte Ilir Alimehmeti anëtari i Këshillit Bashkiak i PD, për të folur dhe për të kuptuar vendimin që ka marr kryeministri Edi Rama për të qenë vetë drejtues në distancë i Bashkisë së Tiranës dhe duke deleguar zonjën Anuela Ristani si drejtuese politike e Bashkisë së Tiranës dhe zotin Andi Seferi si drejtues juridik.Kjo është e rëndë sepse ne duhet të kuptojmë që ne kemi një pushtet qëndror dhe një pushtet vendor që janë të pavarur totalisht njëri nga tjetri dhe në momentin që vjen kryeministri dhe na shpall veten kryetar në distancë i Bashkisë Tiranë. Vjen e delegon apo komandon, do të thotë që ne këtu rikthehemi tek ai shteti që ne e kemi pasur gjysëm shekulli që kishte një kokë e ai i komantonte të gjitha.Do të thotë që ne rikthehemi tek ai koncepti i vjetër që po na vret, i “Partisë Shtet”. Këtu kemi një problem tejet të madh i cili është në drejtim të Ramës lokalisht mbështetur nga Sorros në distancë.Po kryetar në distancë i gjykatës a do ta shpalli veten kryeministri? Se dhe ky është një tjetër pushtet i pavarur. E kujtoj që ka një vendim është 366 faqe me prova dhe fakte që ia ka renditur Gjykata e Posacme.
Kemi një ligj ne në Shqipëri, ligji 139 i 2015 që e thotë qartë që në nenin 7 se organi përfaqësues është Këshilli Bashkiak.Në këto momente, pushteti i takon zonjës Romina Kuko si kryetare e Këshillit Bashkiak dhe 60 këshilltarëve të tjerë të zgjedhur përfaqësues në këtë Këshill Bashkiak, janë të gjitha forcat politike të ndryshme”, u shpreh Alimehmeti