Në dosjen hetimore në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj të siguruar nga Lapsi.al, shihet fare qartë se si njerëzit e afërt me bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa kanë përfituar fonde publike në mënyrë të paligjshme.
Më poshtë shihet fakti se kushuriri i Ajola Xoxës, Valmir Xoxa ka përfituar 50.000 lekë për një shërbim që lidhet me dixhitalizimin e artit bashkëkohor në Shqipëri.Ndërkohë që ky person nuk zotëron asnjë kapacitet teknik apo njerëzor për ofrimin e një shërbimi të tillë.
Pjesë nga Dosja:
76.4. Nga këqyrja ka rezultuar gjithashtu fakti se më datë 01.10.2022, është nënshkruar një Marrëveshje Shërbimi ndërmjet Organizatës jofitimprurëse “HARABEL”, përfaqësuar ligjërisht nga Drejtor Ekzekutiv Driant Zeneli, i ditëlindjes 25.04.1983, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, mbajtës i letërnjoftimit me nr. personal 130425067Q, dhe shtetasit Valmir Xoxa, shtetas shqiptar, i dti 27.08.1980, lindur dhe banues në Tiranë, me i identifikuar me letërnjoftim me nr. Personal 100827125U.
76.4.1. Objekti i marrëveshjes lidhet me zbatimin e projektit me titull “Digjitalizimi i artit bashkëkohor në Shqipëri” mbështetur prej Ministrisë së Kulturës. Palët lidhin këtë Kontratë Shërbimi, me qëllim realizimin e aktivitetit artistik. Sipas kësaj kontrate, Valmir Xoxa, merr përsipër të marrë pjesë në projektin “Digjitalizimi i artit bashkëkohor në Shqipëri” duke ofruar shërbimin e tij si Grumbullues të dhënash/researcher, në katalogun që do të publikohet informacioni/studimi i kryer, për 2 muaj, specifikisht muajt tetor dhe nëntor 2022, kundrejt çmimit bruto në vlerën 25.000 lekë (njëzetë e pesëmijë lekë) për secilin muaj. Person 1 x 2 muaj x 25.000 lekë 50.000 lekë, shumë që do t’i paguhet në llogarinë bankare: Banka: Banka Credins, Iban: AL45 2121 1009 0000 0000 0016 3571.
76.4.2. Qendra “Harabel” merr përsipër të paguajë Valmir Xoxa, në vlerën totale bruto 50.000 lekë, çmim ky që përfshin tatimin në burim (15%) si dhe të gjitha kostot shtesë për realizimin e këtij transaksioni. Ky fakt është dokumentuar me anë të dokumentit “Lajmërim Debitimi” lëshuar nga Intesa SanPaolo Bank, më datë datë 01.12.2022, me Përfitues: Valmir Xoxa dhe Informacion shtesë: Shërbim grumbullime/dhëna për digj art bashkëkohor në Shqipëri.
76.4.3. Sa më sipër, shtetasi Valmir Xoxa paguhet nga Qendra “Harabel”, e cila kontrollohet në fakt nga shtetësja Ajola Xoxa, për një shërbim që lidhet me dixhitalizimin e artit bashkëkohor në Shqipëri. Edhe në këtë rast, sipas organit procedues konstatohet ajo çfarë duket se karakterizon mënyrën e shpërndarjes së fondeve publike, njëherë që ato janë kaluar në llogaritë e OJF-ve të kontrolluara nga shtetësja Ajola Xoxa. Pra, pasi fondet publike arkëtohen ato degëzohen në shuma të copëzuara në shpk ose siç paraqitet rasti konkret, në individë të afërt me shtetasen Ajola Xoxa. Në rastin e shtetasit Valmir Xoxa, përveç se është kushëri i shtetases Ajola Xoxa, ashtu si edhe në raste të tjera të mëparshme, konstatohet se nuk zotëron asnjë kapacitet SHO teknik apo njerëzor për ofrimin e një shërbimi si ai i përshkruar më lart. Vetë shtetësja Ajola Xoxa pohon se ky shtetas punon si dirigjent.
![](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7466.png)
![](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7467.png)