Rama nuk humb kohe per te “marre” Bashkine e Tiranes

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në bashkinë e Tiranës, ndërsa pritet të zhvillojë një takim me nënkryetarët. Takimi i tij në bashki vjen teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në qeli me urdhër të SPAK, i cili e akuzon për korrupsion, fshehje të pasurisë si dhe pastrimit të parave. 

Bashkë me Veliajn është vënë në pranga dhe biznesmenin Elman Abule.Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën. Biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *