Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference shtypi me gazetarët tha se, Erion Veliaj ishte një hajdut dhe janë të dokumentuara abuzimet, por abuzimet shumë më të mëdha janë të Edi Ramës”.
“Por nga ana tjetër, i mori si dekoratë meritën e Skapit dhe vetëm ne tha bëjmë gjëra të tilla.
Vetëm ne socialistët. Pra mbajti një qëndrim të dyfishtë, këndej u lavdërua me arrestimin e tij, këndej u përpoq të hiqej duarjashtë, por absolutisht dora e zezë e tij është në çdo gjë.
Tani, pyesni ju mua, po pse u arrestua?
Unë pyes qytetarët: pse nuk u arrestua për djegësin 130 milionë euro që nuk ekziston?
Unë e kuptoj që 1 milion euro fustane, të brendshme dhe të jashtme të Velicës janë një abuzim shumë i madh, por zhdukja e 130 milionëve është një 130 herë më i madh. Kjo është e vërteta.
Ato ishin të gjitha qindarkë për qindarkë paratë e taksapaguesve.
Pse nuk ndodhi? Se aty është Edi Rama. Aty hetimi u bllokua vetëm për shkak të Edi Ramës.
5D. Zotëri, unë që në fillim kam informuar se më kanë shkruar se në hotelin 60 apo 100 milionë sa shkon ai, është edhe Olsi Rama.
Unë i kam publikuar këto, tani t’u them të vërtetën nuk e di nëse është apo jo se duhet të kesh dokumente, por në atë kohë, qytetari dixhital më ka shkruar se me Tivarin është Olsi Rama. Një punonjëse tha se hoteli është i Erion Veliajt.
Por një gjë ndodhi. Erion Veliajt nuk i hyri gjembi në këmbë. Ndaj Erion Veliajt nuk u formua asnjë hetim, asnjë akuzë për këtë.
Çfarë i thotë ky prokuror publikut shqiptar, ligjit dhe të drejtës në këtë mënyrë?
Çfarë i thotë prokurori Arben Kraja dhe Altin Dumani për djegësin që janë zhdukur 130 milionë euro dhe nuk e thërrasin njëherë?
Dhe lëshon Altin Dumani mandat arresti për Arben Ahmetajn që e ka kundërshtar 5 herë djegësin e Tiranës…
A nuk është kjo veprimtari kriminale në grup?
Nuk po hyj unë të flas se kam marrë vesh dhe gjëra të tjera, por më mirë po rrimë në kuadrin e tyre.
Se ai derrkuci i vogël i Erion Veliajt, ai na doli kasafortë me qindra mijëra euro në bodrume.
Ajo tjetra, por nëna e shkretë u burgos se nuk pagoi faturat, kurse Velica që mbante apartamente sekrete i qahet halli nga Edi Rama sepse u kujtohet Linda Rama.
Në këtë kuadër unë mund të them këtë, siç e thashë edhe dje, në çdo vend të botës, para kësaj situate, një njeriu që ka minimumin e minimumit të përgjegjshmërisë jep menjëherë dorëheqjen.
Në çdo vend të botës përpara kësaj situate, një komb i tërë ngrihet në këmbë për ta përzënë nga zyra një hajdut si ky, një padrino si ky.
Le t’i bjerë sa të dojë tavolinave, ai është i padenjë për asnjë detyrë shtetërore.
Erion Veliaj ishte një hajdut dhe janë të dokumentuara abuzimet, por abuzimet shumë më të mëdha janë të Edi Ramës.
Grabitja e portit të Durrësit shkon rreth 4 miliardë euro që po e ndërton ky me Alabarin e tij dhe po gjobit shqiptarët 1.3 miliardë euro për portin e ri.
Ndaj nga të rriten pensionet? Prandaj nuk flitet për pensionet.
Nga të rriten rrogat? Prandaj nuk flitet për rrogat.
Ku të krijohen vendet e punës? Asnjë vend pune. Ikin shqiptarët, punësohen vetëm jashtë shtetit dhe Edi Rama nga mëngjesi gjer në darkë përpiqet të mbulojë vjedhjet e tmerrshme të tij me turistët.
Me turistët, për të cilin çdo shqiptar paguan 230 euro në vit dhe merr 4 euro”, u shpreh Berisha.