Vilma Nushi s’paraqitet në gjyq/ Vokshi: S’do gëzojnë asnjë qindarkë të qytetarëve nga koncensionet abuzive

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka shtyrë vendimin e padisë për shpifje të Vilma Nushit ndaj ligjvënëses demokrate, Albana Vokshi për çështjen e kontratës së chek upp dhe sterilizimit.

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD, Albana Vokshi tregoi gatishmërinë e saj për të dokumentuar me fakte e prova në gjykatë, deklaratat e saj për kontratat korruptive të Nushit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, tashmë me masë ‘arresti në burg’.

Sipas Vokshit, prej 4 vitesh, SPAK po heton kallëzimin e chek upp-it, një koncension që për deputeten demokrate është korruptiv dhe abuziv.

“U refuzua nga ana jonë pajtimi. Kemi kërkuar seancën e ardhshme të paraqitet znj.Nushi e për të dëgjuar pretendimet e saj dhe sarimet e mia në lidhje me chek up. E kam kallëzuar 2 herë klëtë koncension, abuziv e korruptiv me pasoja të rënda për qytetarëty. E kam kallëzuar në PP,  SPAK dhe 4 vite po e heton, jam në dispozicion të SPAK për të dhënë informacione të tjera, në lidhje me këtë koncension, që i kemi grumbulluar edhe nga komisioni hetimor, pavarësisht se komisioni hetimor u mbyll pa raport parlamentar. Ndaj grupi i punës në pPD po punon, dhe do e bëjmë publik me qëndrimet përkatëse dhe kallëzime në SPAK për një sërë ministrash e zv.ministrash apo punonjës të adminmistartës dhe ortakë të konensionarëve.

S’kam asgjë me paratë e fituara ndershëm nga biznesët e saj, po Vilma Nushi s’do gëzojë asnjë qindrakë me abuzimin e parave të shëndetësisë jo vetëm në buxhet, por edhe te qytetarët e bizneset e tyre. Si vampire e korruopsionit ka marrë gjakun e pensionistëve, qytetarëve, adminsitratës për fitime galopante korruptuive. Ne do i shkojmë deri në fund.

Është model i paparë në asnjë vend të botës, 10 vite para për Vilma Nushin dhe me miratimin e Edi Ramës. Do jem personalisht në gjykatë, 26 shkurt séance e radhës, dhe do faktoj çdo deklaratë timen, çdo abuzim në lidhje me chek upp dhe duke i bërë publike edhe për median. Me dokumente abuzimet, pagesën e qindra mijëra analizave të chek upp të pakryera.  Do dëshmoj shkeljen e kontratës së firmosur nga Beqaj e Vilma Nushi”, tha Vokshi.

Vilma Nushi s’paraqitet në gjyq/ Vokshi: S’do gëzojnë asnjë qindarkë të qytetarëve nga koncensionet abuzive

Berisha: U shkallmua sa iu kujtua fjala

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko