Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranës, tashmë të arrestuar, Ajola Xoxa ka mbërritur në GJKKO ku do të mbahet seanca për masat e sigurisë. Xoxa aktualisht është lënë në masë sigurimi paraprak “arrest shtëpie”.
SPAK bën me dije GJKKO vendosi për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.