Balluku ndodhej në Tiranë, por injoroi vajtimet e Ramës për Veliajn

Gjithmonë është folur për një përplasje të ashpër brenda llojit në Partinë Socialiste mes Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut, ku duket se kjo e fundit ka marrë një fuqi në parti, mbi të tjerët, të deleguar nga Rama.

Tashmë Erion Veliaj ndodhet në burg, por nuk dihet nëse “lufta e ftohtë” me Ballukun do të përfundojë këtu, apo do të ashpërsohet më tej dhe radha që të përfundojë në qeli është e numrit 2 të Qeverisë.

Por, teksa Veliaj përfundoi në burg, Edi Rama, ndryshe nga socialistët e tjerë, i ka dalë në mbrojtje, madje duke sulmuar dhe kërcënuar prej dy ditësh nga mëngjesi në darkë prokurorët dhe gjyqtarët e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, madje duke i quajtur edhe “kamikazë të PD”.

Mëngjesin e sotme, u mblodh jashtë radhe dhe grupi parlamentar i PS-së, me justifikimin se deputetja Klotilda Bushka, e cila po ashtu është nën hetim nga SPAK, do të jepte shpjegime fillimisht para partisë.

Por, Bushka foli vetëm pak, me fjalën që iu ndërpre me urdhër të Ramës, i cili vazhdoi më pas vetë me orë të tëra me sulme ndaj drejtësisë dhe se si nuk ishin zbatuar standardet, siç prertendon ai, në rastin e Veliajt.Por, vajtimet e Ramës për Veliaj dhe sulmet ndaj drejtësisë, Belinda Balluku kishte zgjedhur që t’i injoronte. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, Balluku duket se është e vetmja në sallë që mungon dhe karrigia e saj, pranë Taulant Ballës ku rri si gjithmonë, është bosh.

Por, teksa fillimisht u mendua se ajo mund të ishte jashtë Tirane në ndonjë aktivitet tjetër, rezultoi tjetër gjë. Ajo ka qenë në kryeqytet dhe kjo vërtetohet nga mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave, ku të gjitha vendimet e mbledhjes së sotme mbajnë firmën e saj.

A zgjodhi vetë që të mos shkonte në mbledhjen e grupit parlamentar, apo ishte dakordësuar më parë me Ramën për këtë gjë, kjo nuk dihet, por duket se vërtetoi edhe një herë “luftën” që ka brenda partisë me Veliajn

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *