Berisha: Chris LaCivita i bëri të qartë komunitetit ndërkombëtar se Rama është ‘kukull’ e Soros!

Kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi në takimin me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, se tashmë Edi Rama cilësohet si ‘kukulla e Xhorxh Soros’, armiku numër 1 i SHBA-së.

“Të dashur miq, për të gjitha këto, siç e dëgjuat dhe ju dje, nga njëri prej arkitektëve kryesorë të fushatës elektorale dhe fitores së Donald Trump, z. Christopher LaCivita, Edi Rama është, vlerësohet, cilësohet si kukulla e Xhorxh Sorosit, e armikut numër 1 publik të SHBA-së.

Kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan Chris LaCivita i bëri të qartë shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se Edi Rama si kukull e Soros, vetëkuptohet duhet të ketë fatin e tij dhe se SHBA-të, kanë partner dhe aleat Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.

Ky është një zhvillim, një ogur i bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse një opozitë tjetër sorosiane do ta kishte vidhisur Shqipërinë në honet e historinë, por ju qëndruat, ne qëndruam për ato vlera që qëndron një njeri i lirë. Nuk u mposhtëm, nuk u përkulëm dhe në fund kjo betejë u fitua në SHBA dhe do të fitohet edhe në Shqipëri.

Ju jeni dëshmitarë që pas deklaratave të kryetarit të Komitetit Kombëtar Republikan Chris LaCivita, në zyrat e padrinos së Shqipërisë, El Chapos apo Toto Rinës, ka rënë tërmet.

Skena e shkallmimit që patë dje në mëngjes, është përsëritur disa herë gjatë ditës. Kjo është e vërteta.

Pardje prokuroria speciale arrestoi një nga hajdutët me të këqij, një person që për ligësitë e tij ka patur kufi vetëm Edi Ramën, Erion Veliajn.

Përpëlitjet e Ramës nga dje gjer sot për të mbajtur rreth vetes anëtarë të organizatës kriminale dhe të tjerë, kanë të bëjnë para së gjithash dhe mbi të gjitha me mesazhet që u dhanë në Rogner. Ai është kukull e Soros.

Ato mesazhe e detyrojnë atë të betohet për pastërtinë e Velicës, e cila të dashur qytetarë dhe qytetare, ka abuzuar dhe shpërdoruar, vjedhur në atë mënyre më paratë tuaja, saqë bazohet sipas medieve ndërkombëtare, vetëm me bashkëshorten e Asadit. Vetëm asaj ju numëruan dhe rezultoi me 1 mln euro garderobë.

Asadi kur iku në Rusi, ajo mori dhe garderobën dhe i rezultoi 1 mln euro. Ndërkohë që Velicës, për të cilën Edi Rama ka nga mëngjesi në darkë që betohet për pastërtinë, ndershmërinë e saj, i numërohen 867 mijë euro, fatura blerje online. Blerje online që kanë një çmim më të shtrenjtë se dyqanet.

Të gjitha të dorëzuara në doganë, me fatura doganash. Shikoni ku i zhyt ky rilindësit e tjerë. Në mbrojtje të një akti të paimagjinueshëm”, u shpreh Berisha.

Berisha: Chris LaCivita i bëri të qartë komunitetit ndërkombëtar se Rama është ‘kukull’ e Soros!

Famëziu Antony Blinken erdhi në Shqipëri dhe

Berisha: Chris LaCivita i bëri të qartë komunitetit ndërkombëtar se Rama është ‘kukull’ e Soros!

Berisha: Chris LaCivita i bëri të qartë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko