Denoncimi tronditës i Berishës: Punonjësit e bashkisë që protestuan te Skapi i partisë ishin të armatosur

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët tha se, pPunonjësit e bashkisë që protestuan te Skapi i partisë ishin të armatosur.

“Çfarë ishte kjo? Kjo ishte një shtrëngatë ujërash të zeza në partinë e krimit.

I thotë Klotildës se e kanë shpallur në hetim pa e pyetur ndonjëherë.

Po kryetarit të opozitës i shpallën masat e sigurisë pa e pyetur kurrë në jetën e tij.

Dhe ky tregon fytyrën e vërtetë, tregon se është i biri i të atit. Një armik i egër.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, ndjehem i lehtësuar para jush në kuptimin që nuk reshtëm së denoncuari me të gjithë forcën tonë këtë organizatë kriminale që ka në krye Edi Ramën.

Ky shtet që funksionon mbi bazën e mafies.

A i patë ju sot punonjësit e bashkisë tek Skapi i partisë? Mos harroni se ata paguhen nga taksat e qytetarëve.

Dhe ata marrin rrogat nga taksat e qytetarëve për t’u shërbyer qytetarëve dhe ata braktisin qytetarët dhe shkojnë për t’u bërë parzmore e një hajduti.

A mund të ndodhë kund? Keni dëgjuar kund ju?

Kur kryeministri urdhëron veprime të tilla, fakton njëherë dhe njëqind herë se është një padrino.

Plus po hetojmë se kanë qenë të armatosur.

Unë i garantoj punonjësit e bashkisë se me listë secili prej tyre që do të shkojë të protestojë gjatë orarit zyrtar, nuk do shohë punë shteti të paktën për 25 vite.

Me listë.

Po, qytetarë të cilët po festonin arrestin e Erion Veliajt, u arrestuan sepse shpëtoi kryeqyteti nga hajdutë, kurse këta mobilizojnë policinë.

Thashë edhe njëherë, do e vërtetoj nëse kanë qenë me armë apo armë këta të policisë bashkiake, por sidoqoftë kanë qenë në orar zyrtar.

Dhe ata, ua them këtu, do kenë dënime shumë të rënda për aktin që kanë bërë”, tha Berisha.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko