Famëziu Antony Blinken erdhi në Shqipëri dhe takoi Altin Dumanin si shpërblim sepse ai kishte persekutuar Sali Berishën

Në takimin me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, lideri i opozitës, Sali Berisha, ngriti shqetësimin për rritjen e censurës dhe përpjekjet për të shtypur zërat opozitarë, duke e krahasuar situatën me atë që ai e cilësoi si një valë ndërkombëtare të ekstremizmit të majtë. Sipas tij, Shqipëria është kthyer në një model të ndikimit të Sorosit, ku qeveria përdor institucionet për të goditur kundërshtarët politikë.
Berisha e quajti marrëveshjen e nënshkruar me Antony Blinken një akt që synon të shuajë pluralizmin dhe të përforcojë pushtetin e kryeministrit Edi Rama.
“Mos harroni se, ju që jeni 30 apo 40 vjeçar, nuk kishit dëgjuat ndonjëherë të elaudohej censura, të thirrej censura siç ndodhi me ekstremistë e majtë të quajtur progresistë apo liberal në SHBA dhe vende të tjera.
Në mënyrë të pabesueshme u krijuan komisionet, zyrat e censurës. Histori ndër më të turpshmet. Dhe majmuni socialist në Shqipëri, ishte i dyti në botë që i krijoi.
Pasi firmosi protokollin me famëziun Antony Blinken i cili erdhi në Shqipëri në një vizitë blic për të firmosur protokollin e censurës, me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë dhe nuk takoi asnjë opozitar, për të dëshmuar se ai ishte për një Shqipëri pa opozitë siç e donte Sorosi dhe Rama dhe takoi Altin Dumanin si shpërblim sepse ai kishte persekutuar Sali Berishën. E falënderoi për punën që kishte bërë.
Por ky person ishte një gënjeshtar, një kryegënjeshtar, një kryemanipulator i shpifur i cili kishte sajuar letrën e famshme që është një nga dokumentet më të zeza në historinë e SHBA-së, e firmosur nga 51 zyrtarë më të lartë të atij vendi, me të cilin mashtronin kombin amerikan dhe botën se laptopi i Hunter Biden, ku gjendeshin aferat më të turpshmet, ishte një laptop i stisur nga rusët dhe se Hunter nuk kishte prekur kurrë në jetën e tij, laptop me dorë.
Për të gjitha këto presidenti Trump e shpalli atë ‘non grata’ për të gjitha zyrat federale në SHBA. Ai nuk ka të drejtë dhe nuk mund të futet në asnjë zyrë shtetërore dhe federative në vendin e tij dhe uroj që drejtësia në Amerikë, të thotë fjalën e saj ndaj këtij manipulatori të turpshëm që mashtroi kombin e vet dhe botën.
Por nëqoftëse ka një vend në botë, se ne nuk na ndahen këto kopshtet, që mund të quhet kopshti i lulëzuar i Soros, ishte Shqipëria e Edi Ramës, e Erion Veliajt, vend në të cilin u sulmuan në mënyrë më të egër, aprincipiale opozita konservatore për zhdukjen e saj, vend në të cilin u zbatua politika e qëndrimit ndaj drogës dhe krimit dhe Shqipëria u shndërrua në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, vend në të cilin drejtësia u shndërrua në një armë politike të ekzekutivit
Në kopshte dhe shkolla nisi beteja kundër familjes, emërtimi i prindërve në prindi 1 dhe 2. Propaganda e turpshme vulgare me fëmijët që i nxisnin drejt mohimit dhe ndryshimit të gjinisë në shkolla, të gjitha këto e bënë  mjedisin shoqeror dhe Shqipërinë një vend të përçudnuar.
U godit opozita sepse qeveria e mbështetur nga Soros, ky korruptor planetar që mbjell korrupsion kudo në Shqipëri dhe botë, duhet që pasuritë kombëtare të shqiptarëve të vidheshin nga sorosianët e tij në pushtet dhe zërat që ngriheshin kundër korrupsionit të shuheshin”, u shpreh Berisha.

Famëziu Antony Blinken erdhi në Shqipëri dhe takoi Altin Dumanin si shpërblim sepse ai kishte persekutuar Sali Berishën

Berisha: Trump renditi monstrën Xhorxh Soros si

Famëziu Antony Blinken erdhi në Shqipëri dhe takoi Altin Dumanin si shpërblim sepse ai kishte persekutuar Sali Berishën

Famëziu Antony Blinken erdhi në Shqipëri dhe

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko