Deklarata e koordinatorit të rajonit të Tiranës, Klevis Balliu:
Me urdhër të kryebashkiakut zëvendësues Edi Rama, rrogëtarët e Bashkisë Tiranë u dyndën sot në dyert GJKKO për të “protestuar” ndaj arrestimit të Erion Veliajt njërit prej dy pronarëve faktikë të inceneratorit të Tiranës, i kapur në flagrancë për vjedhjet dhe abuzimet që ai së bashku me bashkëshorten kanë bërë në Bashkinë e Tiranës.
Turmat e hallexhinjve që kërcënohen me bukën e gojës, udhëhiqeshin nga drejtori i policisë bashkiake Syl Ismaili dhe ish-drejtorit Ermal Kapllanaj si dhe shefi i IMT.
Nga ana tjetër ajo s’është gjë tjetër vetëm se një skenë e paligjshme krimi dhe drejtorët banditë bashkëautorë të krimeve të Veliajt, duhet të ishin arrestuar pasi kanë shkelur ligjin duke mos njoftuar protestën
Kjo mbështetje vjen në një kohë kur nën dritën e diellit kanë dalë prova të batërdisë që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës, ku bashkëshortja e Veliajt në pak kohë kish shpenzuar 868 mijë euro vetëm për rroba.
Aq para sa atyre hallexhinjve që ishin në atë protestë nuk do i mjaftonin as 100 vjet punë për ti kursyer.
Kjo protestë vjen në një kohë kur është dëshmuar tashmë se “kryetari i ri Bashkisë”, vetëm në një drekë pi shishen e verës më shumë se 33 mijë euro.
E ndërkohë që ndodhte kjo maskaradë, në mediat mediat e narkoshtetit na kërkohet që të na vijë keq për përgjegjësin e vjedhjeve më masive në historinë e kryeqytetit.
Por pyetja që na vjen ndërmend teksa dëgjojmë kakofoninë mediatike të tyre është e thjeshtë:
A i erdhi keq Veliaj-t dhe ortakut të Tij për banorët e unazës të cilët 420 ditë bashkë më fëmijët e tyre protestuan kundër një afere korruptive që i vidhte shtëpinë, bukën dhe të ardhmen e fëmijëve.
Po për ata 1500 hallexhinj që provuan burgun, ata 2000 të tjerët që u përballën me çështje gjyqësore dhe një dhunë shtazore e shtetit policor.
Edhe ata ishin nënat dhe baballarët e fëmijëve të kësaj zone.
A u erdhi keq për Era Mandri një vajzë 8 vjeç e cila nën kambalet e policisë së bashku me familjen u morën zvarrë …
Apo familja Peposhi, të cilëve gazi lotsjellës u ra në dhomën e foshnjës..
A u erdhi keq për një zonjë shtatzënë në unazë që u mor zvarrë për tu shoqëruar në polici…
Për fëmijët e këtyre qytetarëve prindërit e të cilëve u arrestuan nuk ishte problemi më i madh se kush i çonte në kopësht a çerdhe, por se me çfarë do të ushqeheshin!
Veliaj është sot në burg me urdhër të Edi Ramës, për prishje pazaresh mes tyre dhe për këtë vetëm keqardhje nuk kemi.
“Lotët” që Rama bën sikur derdh për të, në të vërtetë janë kambanat e panikut që e ka kapluar nga fundi që i është rezervuar në zgjedhjet e ardhshme.
Ai kërkon mbrojtjen e Veliajt, kërkon që ai mos flasë për gjithçka ka parë dhe kanë bërë së bashku. Në atë qeli prej kohësh duhej të ishte dhe Edi Rama.
Në këtë proçes, dhe në të gjitha skandalet apo proceset së vjedhësve që ai vetë i kish thirrur nën armë, urdhëruesi është vetëm ai.
Prandaj përdorimi i atyre rrogëtarëve që bëjnë sikur protestojnë për shefin e tyre që nuk linte rast pa future duart në xhepat e hallexhinjve, nuk është gjë tjetër vetëm se një dëshmi se si kërcënohen njerëzit në këtë vend dhe u kërkohet të protestojnë për një vjedhës. Kjo është sa e trishtë aq e dhe e vërtetë!
Kemi 12 vjet që e shohim.
Partia Demokratike i kërkon zëvëndësuesit të Veliajt në Bashki, që të reshtë së bëri karagjozin dhe ti lerë njerëzit në punën e tyre. Këto lloj skenash nuk do e shpëtojnë nga humbja e 11 majit, por dhe nga fati që e pret pas kësaj date.
Në rast se Veliaj vuan sot për fustanet e Ajolës sepse e kursyen kolegët, me Ramën kjo nuk do të ndodhë.
Te jetë i sigurt se ai do përgjigjet për të gjitha vjedhjet, aferat, koncensionet, investitorët strategjikë, krimin e organizuar me të cilin shtrohet nëpër tavolina, lobimet kundër opozitës duke përdorur paratë e taksave.
Koha e Ramës ka mbaruar, është e kotë të përplasë tavolina dhe të lëshojë piskama, nuk e dëgjon njeri!