Shefi i qeverisë Edi Rama shprehu indinjatën e tij se djalin e Erion Veliajt nuk ka kush ta çojë në shkollë pas vendosjes nën masa arresti të prindërve të tij. Deklaratat e Ramës bëjnë kontrast të fortë me arrestimet e qindra prindërve, burra dhe gra që në vitet 2014-2015 mbushën burgjet e Shqipërisë për shkak të mospagesës së faturave të energjisë elektrike apo kundravajtjeve të tjera të kësaj natyre. Atëherë Kryeministri Rama nuk u qau hallin mijëra fëmijëve të cilët nuk kishte kush ti çonte në shkollë. Kronika në vazhdim do ju njohë me disa nga rastet më flagrante të arrestimeve për arsye banale nga ana e qeverisjes së Edi Ramës.Mëngjesin e të martës Kryeministri Edi Rama u shfaq i prekur dhe i revoltuar që djalin 6 vjeçar të Erion Veliajt, i arrestuar një ditë më parë për korrupsion dhe pastrim parash, nuk kishte kush ta çonte në shkollë. Deklarata e Ramës bëjnë kontrast të fortë me arrestimet e qindra prindërve, burra dhe gra që në vitet 2014-2015 mbushën burgjet e Shqipërisë për shkak të mospagesës së faturave të energjisë elektrike apo kundravajtjeve të tjera të kësaj natyre të cilat vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës ndëshkohen me burg.Atëherë Kryeministri Rama nuk u qau hallin mijëra fëmijëve të cilët nuk kishte kush ti çonte në shkollë. Një ndër rastet më flagrante ishte ai i 30 nëntorit të vitit 2014 kur një nënë u arrestua dhe u dërgua në komisariatin e policisë bashkë me vajzën e saj 5-vjeçare për shkak të një lidhje të paligjshme të energjisë. Në një intervistë të dhënë pak ditë më pas për Ora Neës, gruaja rrëfente terrorin që përjetoi vajza e saj në rajonin e policisë.Një vajzë 17-vjecare u arrestua më 11 shkurt të vitit 2015 nga policia e Pukës për vjedhje të energjisë elektrike. Ajo jeton së bashku me nënën, tre motrat dhe vëllanë e mitur. Vetëm nëna ishte në marrëdhënie pune dhe familja e tyre jetonte në kushte të rënda ekonomike.
Kristina Kola tha para prokurorëve, se ajo së bashku me nënën e kanë rilidhur energjinë për të gatuar bukën e përgatitur vaktin e radhës. Ajo pohonte se me të ardhurat e familjes së saj ata nuk mund të paguajnë faturat e energjisë, përpos faktit se duhet të dërgojë edhe motrat e vëllanë në shkollë.
Një 52-vjeçar, i arrestuar për shkak të abuzimeve me energjinë elektrike, u gjet i vetëvarur më 28 dhjetor të vitit 2014 në burgun e Rrogozhinës.
Qamil Zela, nga Lushnja, u vetëvar me një shall në burg, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Ai u arrestua nga policia pasi ishte pronar i një banese dykatëshe, të cilën e furnizonte me energji nga një matës i vetëm dhe rezultonte debitor në shumën qesharake të 35 mijë lekëve të vetja.
Ngjarja më e rëndë ndodhi në majin e vitit 2016. Një grua me 3 fëmijët e saj u aksidentuan rrugës për në burgun e Rrogozhinës ku ndodhej i burgosur burri i saj. Ngjarja ndodhi në Golem dhe dy prej fëmijëve, 3 dhe 5 vjeç ndërruan jetë. Babai i tyre ishte i burgosur me akuzën e ndërtimit pa leje!
Janë me qindra raste arrestimesh për arsye banale dhe askush nuk u kujtua për fëmijët e mitur të këtyre familjeve të cilët fukarallëku u dërgoi prindërit nëpër burgje. Mospagesa e faturave të energjisë për shkak të varfërisë nuk është asgjë krahasuar me vjedhjet qindra milionëshe të beniaminit të Edi Ramës, tashmë i arrestuar.Syri tv