Kryeministri Rama ka sulmuar direkt gjykatësin Erjon Bani, që firmosi arrestimin e Erjon Veliajt të dielën në mbrëmje gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Rama lexoi një mesazh nga një person të cilit nuk ia përmendi emrin, duke thënë se gjykatësi që firmosi arrestimin e Veliajt ishte zgjedhur enkas nga prokurorët dhe se ka firmosur gjithnjë vendime “me target njerëzit tuaj”.
Duke iu referuar gjykatësit Erjon Bani, por pa ia përmendur emrin, Rama e fajësoi atë për nxjerrjen e dosjes Toyota Yaris, mesazhet e së cilës kanë dalë tashmë dhe po lexohen në publik nga shefi i opozitës. Sipas të njëjtit mesazh, ky gjykatës ka qenë shok në zyrë me një nga deputetët e PD-së gjatë kohës kur ministër i drejtësisë ka qenë Eduart Halimi.Është njeri me emër dhe mbiemër. “Ju dëgjova me vëmendje në këtë diskutimin. Jam dashamirës brenda vathës kur një X Y merr urdhra Y X nuk po ia them emrin, ka dhe dicka tjetër që nuk e thatë. e Bëtë pyetjen pse tani dhe jo më parë. Pse dy javë një muaj më parë psh? Sepse tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar i angazhuar në të gjitha cështjet e vecanta me target njerëzit tuaj. Gjyqtarët si prokurorët krahas shorteve elektronike organizohen edhe në javë dhe ditë për kërkesa të ngutshme dhe ngjarje që kanë nevojë të trajtohen të menjëhershme …Jo, Nesti ishte aty që në shkurtin e kaluar. Qartazi është selektuar gjyqtari në këtë rast dhe iu informoj se të tjerët nuk kanë pranuar që t’i rrinte të njëjtës kërkesë për arrest sepse gjyqtari mund vetëm të zbusë masën e kërkuara nga prokurori dhe jo ta ashpërsojë. Por edhe pse ju ligjin e keni bërë për një garanci më shumë në fakt keni garantuar atë 100 përqindëshin e vulosjeve të kërkesave të prokurorisë. Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre me ( e keni në parlament) kur ishte ministër i drejtësisë dhe kryeministër…pastaj përfundoi në GJKKO. Ky dhe një tjetër nga qyteti X i njohur familjarisht si ekstremisht i djathtë…disa herë e kanë kaluar cakun e gjyqtarit duke bërë konsideratë që ligji nuk ua lejon…Psh trajtohet edhe për këtë vepër pse do të ishte mirë të kërkohej kjo masë nga prokuroria. I tillë është edhe rasti x që diskutohet shumë si skandal në të gjitha rrethet e juristëve. Së dyti, i njëjti gjyqtar është për dosjen Toyota Yaris . Vetëm një fakt, ka urdhëruar ndalim publikim të vendimit të tij gjë që nuk e bën për raste kur duhet të përbalten njerëz të PS për shkak se permenden shumë kolegë të tyre por ama ditën 1, vendimin e pati në dorë prapë njëri që e keni në parlament dhe tani e ka bufi i kënetës që ua lexon shqiptarëve komunikime nga encro chat në parlament. Të gjitha janë pjesë e përmbajtjes së këtij vendimi gjyqesor i ndaluar për tu publikuar. Kjo është vepër penale. Pra, bëhet fjalë për dy kamikazë të PD në GJKKO që s’e kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marrit në dorë të këtij dhe atij duke thënë që ne do t’i shkrijmë.”, tha Rama.
Ky është sulmi i parë i hapur kundër një gjykatësi nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Në fund të fjalës së tij Rama i drejtoi një mesazh SPAK duke i kërkuar të mos bëjë gabim dhe të vijë t’i kërkojë sekuestrimin e celularit për mesazhin që ai publikoi.