Vendimet/ Rama e sulmoi si ekstremist të PD/ Gjyqtari Erjon Bani ka shpallur të pafajshëm Veliajn në 2 raste

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme sulmoi hapur drejtësinë e re në fjalën e tij para grupit parlamentar të PS-së, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama gjatë fjalës, jo vetëm që sulmoi institucionet e drejtësisë SPAK dhe GJKKO në mënyrë të drejtpërdrejtë, por veçanërisht u ndal te prokurorët dhe gjyqtarët e çështjes Veliaj, duke i quajtur ata ekstremistë të Partisë Demokratike.Gjyqtarët e tjerë nuk kanë pranuar. Ky caktoi arrest me burg. Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre… me këtë emrin nuk po e them kur ishte në Ministri të Drejtësisë, kur ministër ishte Eduard Halimi. Ky dhe një tjetër i njohur si esktremist i djathtë, kanë kaluar më shumë çështje që lidhen me PS, duke kërkuar masa deri në ekstrem. I tillë është dhe rasti X, që diskutohet shumë si një skandal në të gjitha rrethet e juristëve,” tha Rama.Jo vetëm që kjo gjë nuk është e vërtetë, por gjyqtari i çështjes Erjon Bani, e ka shpallur kryebashkiakun të pafajshëm në dy raste të tjera në të kaluarën. Dosja.al, bëri një vëzhgim dhe ka sjell dy procese gjyqësore të Veliajt që janë trajtuar nga gjyqtari Erjon Bani.

Rasti i parë ka qenë gjyqi i Veliajt ndaj ish-deputetes demokrate Grida Duma, të cilën Bani shpalli të pafajshëm Veliajn. Ka qenë deputetja Grida Duma e cila ka hedhur në gjyq Veliajn për shpifje, ndërkohë që në vitin 2021, ky gjyqtar e ka shpallur atë të pafajshëm. Ndërkohë që rasti i dytë, ku gjyqtari Erjon Bani ka shpallur të pafajshëm Erion Veliajn ka qenë në gjyqin kundër kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufit. Ka qenë Erion Isufi i cili ka akuzuar Veliajn në gjykatë për shpifje dhe fyerje, por në një vendim të vitit 2022, gjyqtari Erjon Bani e ka shpallur kryebashkiakun të pafajshëm.Kjo vendimmarrje hedh poshtë të gjitha akuzat e kryeministrit për anshmëri politike të gjyqtarit në fjalë. Nëse kamikazllëku politik në gjyqësor do të kishte emër, ai me gjasë do të ishte dikush tjetër por jo gjyqtari në fjalë.

Vendimet/ Rama e sulmoi si ekstremist të PD/ Gjyqtari Erjon Bani ka shpallur të pafajshëm Veliajn në 2 raste

Vendimet/ Rama e sulmoi si ekstremist të

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko