Seanca ishte parashikuar për t’u mbajtur në orën 08:30, por ajo u shty për të rifilluar në orën 13:30
Në orën 19:20 minuta gjyqtari i GJKKO-së, Erjon Bani u tërhoq për vendim pasi dëgjoi argumentet e avokatëve mbrojtës të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët, të cilët kërkuan masa më të buta sigurie, si dhe argumentet e prokurorit të SPAK. Nga ana e tij Prokurori Ols Dado kërkoi lënien në fuqi të vendimit të marra nga gjyqtari Bani më 9 shkurt 2025. Dhe pas dëgjimit të palëve për afro 8 orë, trupa e GJKKO-së e kryesuar nga gjyqtari Erjon Bani vendosi që Erion Veliaj të vijojë qëndrojë në qeli. Po ashtu arrest me burg u vendos edhe për biznesmenin Elman Abule.
VENDIMI I GJKKO


ÇFARË U THA NË SEANCËN ME DYER TË MBYLLURA?
Seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, është zhvilluar me tensione dhe debate nga ky i fundit, në drejtim të hetuesve.