Gazetarja Ola Xama zbuloi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV detaje të hetimit të SPAK për lidhjet e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, me biznesmenin Gentian Sula. Ajo tha se çifti ka përfituar vilë në Qerret nga biznesmeni dhe tha se prej ardhjes së Veliajt në krye të bashkisë, janë 43.5 mln euro kontrata publike që ka marrë “Agi Kons” e Sulës, si ndërtimi i Teatrit Kombëtar, ndërtimin e pesë shkollave dhe disa tendera të tjerë publikë. Gazetarja Ola Xama zbuloi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV detaje të hetimit të SPAK për lidhjet e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, me biznesmenin Gentian Sula. Ajo tha se çifti ka përfituar vilë në Qerret nga biznesmeni dhe tha se prej ardhjes së Veliajt në krye të bashkisë, janë 43.5 mln euro kontrata publike që ka marrë “Agi Kons” e Sulës, si ndërtimi i Teatrit Kombëtar, ndërtimin e pesë shkollave dhe disa tendera të tjerë publikë. Ola Xama: Janë me dhjetëra raste, ku paratë publike nga Bashkia e Tiranës, dhe në raste të tjera nga Kongresi Rinor, organizatë e krijuar nga bashkia, nuk i kalonte pagesat përmes thesarit dhe duke respektuar rregullat e prokurimit publik privat, që i ka dhënë fonde organizatave dhe kompanive të lidhura me zonjën Xoxa, “Harabel”, “Byla”, e me rradhë. Janë me dhjetëra emra.
Pano Soko: Burri ka patur në dorë firmën për të lëshuar paratë nga Thesari, për t’i dërguar në adresën që burri firmos, pra Veliaj, këto adresa ku shkojnë paratë, kanë vajtur në disa entitete ekonomike, OJF dhe kompani, që kanë qenë në zotërim apo të lidhura me zonjën Xoxa. Kjo është pak a shumë. Paraja ka ikur nga Thesari te kompania, llogaria bankare e kompanisë së zonjës Xoxa.Ola Xama: Mund të ketë pretendime që nuk janë të Xoxës, por janë të faktuara me dokumente dhe transaksione që përfituese është zonja Xoxa. Ka edhe dëshmi të punonjësve që kanë firmosur transfertat, që kompanitë kanë qenë të zonjës Xoxa. Për mendimin tim mënyra si janë siguruar provat, janë të blinduara.
Ylli Rakipi: Të zbresim konkretisht. Një nga personat kyç në këtë hetim përveç Veliajt dhe Xoxës, është Gentian Sula i “Kodrës së Diellit”. Çfarë ka marrë biznesmeni nga Bashkia Tiranë dhe çfarë ka marrë Veliaj prej tij?
Ola Xama: Një vilë në Qerret posedohet nga Veliaj dhe Xoxa, ishte regjistruar në emrin e “Agi Kons” të Gentian Sulës. Pagesa e udhëtimeve nga Fatmir Bektashi dhe nga biznesmeni Gentian Sula, ka ndërtuar një kompleks në Qerret dhe një vilë e shënuar në emrin e kompanisë “Agi Kons”, është përdorur nga familja e zotit Veliaj, madje janë siguruar tabulate telefonike dhe pagesa të administrimit të vilës. Janë analizuar edhe antenat celulare, për ta parë se sa ka qëndruar në Qerret. Janë tabulatet ku zonja Xoxa është angazhuar për arredimin.
Çfarë ka përfituar Gentian Sula? Prej ardhjes së Veliajt në krye të bashkisë, janë 43.5 mln euro kontrata publike që ka marrë Agi Kons, ku dy më të mëdha, ndërtimi i Teatrit Kombëtar faza e parë dhe një kontratë tjetër, ku zoti Sula është partner në ndërtimin e 5 shkollave, 19 mln euro. Janë edhe disa tendera të tjerë publikë. Zoti Sula është edhe përfitues i lejeve të ndërtimit.
Të mos harrojmë që gjatë seancës para gjykatës, zoti Veliaj ka akuzuar prokurorin e çështjes që nuk ka marrë drejtpërdrejt leje, por edhe sikur të ishte e vërtetë, ai thotë në dëshmi vetë në SPAK, që leja është e drejtë e të gjithëve, pra ai mban qëndrime të ndryshme, ose i jep lejet për interes ose se takojnë me ligj.