10 arsye pse SPAK duhet të shkrihet

Jamarbër MALLTEZI

1. Te 3 drejtuesit kryesore te opozitës jane në burg dhe ne procese gjyqsore. Natyrisht qe nuk ndodhi rastesisht por me miratim nga Soros dhe kukllat e tij. Shqiperia ka detyruar komunitetin nderkombetar te miratoje 3 rezoluta kunder kapjes se drejtesise dhe perdorimit te saj per qellime politike. Zv. Presidenti JD Vance ne Munich para 3 ditesh deklaroi se “ju nuk mundeni te burgosni liderin e opozites dhe te thoni se po fitoni mandat demokratik“. Kjo ishte per Shqiperine pasi vendi tjeter qe ka burgosur liderat e opozites eshte Bjellorusia. Edi Rama ne kongresin e PS me 09.04.2022 urdheroi SPAK te nise procedim penal ndaj Sali Berishes. Pas urdherit te Edi Rames, me 29.04.2022 SPAK nisi hetimin 30 vjecar te Sali Berishes dhe ne 3 brezni duke hetuar deri mbesat e palindura ende te Sali Berishes. A ka pergjegjesi SPAK per keqperdorimin politik nga Edi Rama?

2. A ka ndokush pergjegjesi per amnistine e dosjeve 184 dhe 339 qe cuditen gjithe Evropen? Ato qe cuditen Evropen u falen nga SPAK se hajdutet ishin me biografi te mire dhe ju kthyen prokurorive te rretheve ku u mbyllen. SPAK nuk guxoi te hetoje krimin zgjedhor pasi ishin Edi Rama, Ulsi Manja etj ndaj nuk mbajti pergjegjes ndonese ligji e detyron. A duhet te kerkojme pergjegjesi nga SPAK qe e ka tager ligjor por e injoroi?

3. “Afërmendsh qe gjykatat vendosin sic kerkojme ne“ u shpreh Altin Dumani. Dhe eshte e vertete, afro 95% te rasteve gjykata vendosin sic kerkon SPAK. Pse? Sepse me ligjet qe miratoi Edi Rama pa konsensus, ka miratuar te drejten qe SPAK te kontrolloje cdo gjyqtar dhe cdo familjar te cdo gjyqtari. Qe ne kete moment gjyqtaret nuk jane te pavarur por te shantazhueshem. Sipas Konventes se te Drejtave te Njeriut cdo njeri ka te drejte te gjykohet nga nje gjykate e pavarur, por a eshte i pavarur gjyqtari te cilit njera pale (SPAK) i kontrollon cdo komunikim te tijin dhe gjithe rrethit te tij familjar? Per cdo shqetesim te cilitdo familjari, SPAK mund te shantazhoje gjyqtarin qe ne teori duhet te ishte i pavarur nga te dy palet ne proces gjyqsor. A eshte normale qe SPAK (njera pale ne proces) te kontrolloje gjyqtarin qe do marre vendim? A nuk duhet adresuar kjo shkelje?

4. A mund të vijojë si prokuror ne SPAK një ish hetues i komunizmit që ka ngritur akuza për agjitacion dhe propagandë apo për cënim të moralit komunist? Por Arben Kraja vijon aty. Dhe biles ulet në restorante me nje kryetar bashkie që është subjekt i SPAK, ndërkohe një gjyqtar u shkarkua se në një pritje tek ambasada britanike kish takuar ne këmbë Erion Veliajn. Pra kemi standarde të dyfishta apo dyfytyrësi. Dhe i njejti ish hetues i komunizmit kish mbesen dhe nipin te dy drejtore tek Erion Veliaj te cilin kinse po i njejti prokuror po “e hetonte prej 4 vitesh per inceneratoret”. A te bejme strucin sikur nuk shohim apo te flasim troc qe ky person eshte pisllek per SPAK.

5. A mund të vijojë në SPAK prokurori Alfred Shehu që gënjeu gjithë opinionin publik në 2021 sikur në makinën e trafikantit Mehmet Greca nuk kishte materiale zgjedhore? Ndërsa fill pas zgjedhjeve kur e çoi në gjykate i njejti prokuror listoi qe ne ate makine kishte para, lista zgjedhore dhe karta identiteti te personave. Pra u keqperdor nga Edi Rama per zgjedhjet e 2021. Kush njeri i lire e mbeshtet kete gje?

6. A mund te vijoje ne SPAK pa u hetuar prokurorja Millonai qe amnistoi gjyqtaren e Bandave te Elbasanit qe porosiste deri dhe vrasje gazetaresh? A duhet hetuar sesi kjo prokurore pretendon se ka blere apartament ne Tirane ne 2017 me cmim me te ulet se cmimi i references (e ndofta me te ulet edhe se kosto) dhe se zhvilluesi e ka pritur 8 vjet qe te paguaje kestet? A e ka pasur te dashur apo ndonje interes tjeter qe zhvilluesi edhe ia shet nen cmim reference edhe ta prese 8 vjet? Nuk meriton publiku pergjigje?

7. A duhet te kete hetim për prentendimin e prokurorit Dumani qe ka blere 2 apartamente dhe 1 dyqan me cmim me te lire se kosto vetem me rrogë shteti? Se doli qe vetingu ia ka kaluar brenda 24 oresh pa asnje verifikim. A ka nevoje per hetim te paanshem apo nuk lejohet?

8. A jane shenjtore prokuroret apo jane njerez? Kush do i hetoje? Apo jane te derguarit e Zotit dhe ne njerezit nuk lejohet te ngreme akuza? U depozitua kallzim penal per shperdorim detyre dhe mosnderprerje te gjendjes se paligjshmerise ndaj Iranes me 3 mbiemra dhe 2 prokuroreve qe mashtruan per Sali Berishen. Prokurorja Jella qe thuhet se eshte mbese e Ulsi Manjes vendosi “mosfillim procedimi penal“. Po pse mos filloje procedimi penal dhe nese eshte kallzim i rreme ballafaqohet kallzuesi me ligjin. Depozitova kallzim penal per fallsifikim dokumentesh ndaj 2 prokuroreve Kraja-Millonai, por prokurori Ols Dado vendosi “mosfillim te procedimit penal“. Pse keta nuk mund te procedohen? Jane shenjtore? Apo jane mbi ligjin?

9. Depozitova kallzim penal për Edi Ramën qe ka shperdoruar detyren (te vertetuar me vendim gjykate te formes se prere) me dem mbi 340,000 euro, qe ka refuzuar te zbatoje vendim te forms se prere te gjykates dhe ka kryer veprime qe bien ndesh me vendimin e gjykates. Por perseri prokurori Maksuti vendosi “mosfillim te procedimit penal”. Pse? 340,000 euro u mbajten nga Buxheti I Bashkise se Tiranes dhe ish juristja e bashkise iku e la punen nga shperdorimi i detyres flagrant qe kreu Edi Rama pasi perbente veper penale. Por SPAK vendos “mosfillim procedimi penal”. A eshte Edi Rama mbi ligjin?

10. Dy herë kam depozituar kallzim penal për Taulant Ballën qe ka kryer kallzim te rreme qe I ka kushtuar mbi 1 miljon euro para publike SPAK qe u detyrua te kerkoje deri 12,000 faqe ne Itali vec per te amnistuar Taulantin dhe perseri deshtoi. Por dy here SPAK vendos “mosfillim procedimi penal”per Taulant Ballen. A duhet te perballet Taulanti me ligjin apo eshte mbi ligjin? Ne pergjimet SKY ECC te ardhura nga partnered Evropiane Taulant Balla del ne pergjime duke bere pazare me bandat e Elbasanit. Ai i deklaroi se brenda vitit do arrestoje personat qe ia kerkoi banda e Elbasanit dhe SPAK e mbajti fjalen, brenda 1 viti e 1 muaji i arrestoi personat e kerkuar. Ndonese keto pergjime kane dale, SPAK ju nenshtrua urdhrit te edi rames per te mos vepruar ndaj Taulantit para zgjedhjeve te 2025. A na duhet nje prokurori qe i sherben partise-shtet me rregji apo prokurori e pavarur?

Se fundmi Edi Rama deklaroi se PS garanton SPAK. Ne dinim qe gjyqsori eshte i pavarur dhe e garanton ligji e kushtetuta jo Kryeministri. Kur del se kryeministri i ka urdheruar si ne 2022 dhe SPAK ju nenshtrua, kur del se sa here kallzohet Edi Rama SPAK vendos “mosfillim procedimi penal“ dhe ne fund del se garantor i SPAK qenka Edi dhe Partia atehere nuk kemi te bejme me shtet ligjor por me parti-shtet dhe prokurori politike dhe kjo eshte pikerisht arsyeja pse duhet shkrire.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *