Petalja më e bukur e trëndafilit socialist’, tha jam nga Lushnja, por votoi në Himarë për Vangjel Tavon

EKSKLUZIVE/ ‘

riu nga Lushnja, Dasho Veizaj, i cili çirej duke thirrur në takimin që PS organizoi me të rinjtë në Pallatin e Kongreseve, se është petalja më e bukur e trëndafilit socialist, duket se është ushtar i verbër i partisë dhe shkon aty ku e thërret partia, madje edhe duke shkelur ligjin, për transferimin fiktiv të vendbanimit, me qëllim votimin.

Në fjalimin e tij, Veizaj u prezantua se ishte nga Lushnja, por në 4 gusht 2024 ai ka publikuar një foto në Instagram, që voton për zgjedhjet e Bashkisë Himarë, ku kandidonin Petraq Gjikuria nga opozita dhe Vangjel Tavo nga mazhoranca. Dega e PD Himarë dhe Omonia kishin ngritur më përpara akuza se ishin regjistruar votues nga bashkitë e tjera si Fieri, Gjirokastra dhe Vlora.

Ky militant i PS ka votuar Vangjel Tavon edhe pse nuk përfaqëson qytetarët e Himarës, sepse vetë djaloshi u prezantua se ishte nga Lushnja dhe nuk e përmendi fare Himarën.

jo është pak por e sigurtë, si provë se si Partia Socialiste e Edi Ramës, grabiti fitoren në Bashkinë e Himarës me votues jo himarjotë, por të importuar nga qytete të tjera.
Kujtojmë se Bashkia Himarë u fitua nga opozita me kandidatin e saj, Fredi Beleri, por me urdhër të Edi Ramës, ai u arrestua me prova të fabrikuara dhe zgjedhjet në Himarë u përsëritën, për t’ia dhënë më pas kandidatit socialist Vangjel Tavos.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *