Aleks Soros poston sërish foto të Edi Ramës nga Mynihu 

Aleks Soros poston sërish foto të Edi Ramës nga Mynihu
Aleksander Soros nuk e harron sërish Edi Ramën. Siç duket veprimi i Rama që ka fshirë fotot me Sorosin e ri dhe me atë të vjetrin e ka nevrikosur padronin e kukullës së Tiranës.

Ai ka postuar në rrjetin e ti social foto nga Konferenca e Sigurisë në Mynih ku nuk ka harruar të paraqesë nje foto individuale të dukshme të kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama.

Kjo do të shqetësoje jo pak kreun e rilindjes i cili s’po lë mjet dhe mënyra pa përdorur për të gjetur një lidhje me administratën e re në SHBA. Mjete dhe mënyra që i dështuan në Mynih. Dhe që Soros ja kujton si pa të keq…

Edhe fshirja e fotove me Aleksin ka qenë pjesë e kësaj strategjie. Por pak ditë më parë Soros ndau një tjetër kujtim të ngrohtë fotografik me Ramën duke ja prishur gjumin se armiku i Donald Trump dhe SHBA nuk të harron.

Në shënimin e tij që shoqëron fotot, Soros i ri ka sulmuar edhe qëndrimet e Presidentit të SHBA. Ai dhe familja e tij, edhe politike, dhe miqtë e tij ne botë si kukulla e Tiranës u investuan maksimalisht kundër fitores së Trump. Por ishin përpjekje që dështuan bindshëm

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *