Berisha: Rama është armiku më i egër kombëtar! Ne nuk do të pranojmë kurrë një prokurori politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti kryeministrin Edi Rama, si armikun më të egër kombëtar.

Berisha tha se, Rama është armiku më i egër kombëtar! Ne nuk do të pranojmë kurrë një prokurori politike.

“Ju shpesh dëgjoni për qindra shkolla të mbyllura.

Për shkolla me 5 nxënës, po unë 4 ditë më parë lexova, Kolonja, që është një nga vendet më të bukura në Shqipëri, në vitin 2023 në qytet kishte lindur vetëm një foshnje.

Kishte lindur vetëm një foshnje! Qyteti që po shuhet!

Dhe qyteti që është një tokë e bekuar me të gjitha ato potenciale, me njerëz punëtorë, të mençur, të zotë, po shuhet. Një foshnje lindi. Imagjinojeni ju, klasa e parë e vitit 2030 do jetë me një nxënës në të gjithë qytetin. Kjo do jetë klasa e parë.

Kaq emergjente është situata e jona.

Po, Edi Rama është armik kombëtar. Do të theksoj një moment. Kur Donald Trump deklaroi se për SHBA, vendin më të fuqishëm të botës, armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm, ra si një rrufe në qiell të hapur. Po pse? Sepse njerëzit aty njihnin sekretarë shteti, shtetarë, presidentë, zyrtarë të lartë, të gjithë këta. Po a kishte të drejtë? Ai kishte 100 përqind të drejtë sepse nuk i solli kush nga jashtë SHBA-ve detyrimin për të bërë betejë kundër gjinisë njerëzore. E ndërmorën vetë ata. E ndërmori Xhorxh Sorosi.

Sepse nuk ishte as Kina dhe as Rusia që po i vendosnin censurë kombit amerikan. Jo, nuk ia bënte kurrë as Kina, as Rusia dhe as e gjithë bota. Po atë po ia bënin zyrtarët e vet. Po tundnin flamujt e censurës. Po fusnin censurën në gjigantët e rrjeteve sociale, në Google, FB, Instagram.

Po a ka armik më të egër liria e fjalës se sa censurën? Jo, nuk ka. Liria e fjalës atë ka.

Pra, u krijuan zyrat e censurës në mënyrën më të pabesueshme.

Erdhi këtu sekretari i shtetit, firmosi befasishëm një protokoll te ministri i jashtëm. Ishte protokolli i censurës. Po, të ngrini zyrën e censurës në ministri dhe parlament.

Tani unë do u them ju se kjo deklaratë e Donald Trump ka po atë rëndësi historike dhe epokale që pati deklarata e Ronald Regan në Berlin ‘zoti Gorbaçov rrëzojeni këtë mur’. Liria e gjermanëve është çështje e lirisë botërore.

Pse u ndala këtu? Po ka armik më të egër se ky që kemi ne? A nuk është ky që arreston liderët e opozitës me motivet e të atit që varte dikur kundërshtarët politikë? A nuk është ky armiku më i egër i shqiptarëve edhe se rusi dhe kushdo tjetër?

A nuk është ky që përdor drejtësinë si hanxhar kundër opozitës?

Dhe pastaj dalin mbështetës të saj dhe thonë mos e prek. Po është kretinizëm politik dhe më e pakta, në rast se ne pranojmë prokurori politike, e cila është vegël e verbër e diktaturës”, u shpreh Berisha.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *