Berisha: Rama po censuron skandalin e abuzimit me fondet e taksapaguesve amerikanë nga e shoqja dhe ish-bashkëshortja

Berisha: Rama po censuron skandalin e abuzimit me fondet e taksapaguesve amerikanë nga e shoqja dhe ish-bashkëshortja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij, duke e cilësuar qeverinë aktuale si një regjim që ka vendosur censurën më të plotë. Në një konferencë për shtyp, Berisha deklaroi se mazhoranca po fsheh një nga skandalet më të mëdha ndërkombëtare, të cilin e lidhi me abuzimin me miliona euro dhe dollarë të taksapaguesve amerikanë.

Ai akuzoi drejtpërdrejt ish-bashkëshorten dhe bashkëshorten aktuale të Ramës, duke i cilësuar si përfituese kryesore të fondeve publike në mënyrë të paligjshme. Sipas tij, auditet e para në Shtetet e Bashkuara tregojnë se këto para janë përdorur për pasurimin e elitave të korruptuara të ekstremit të majtë në vende të ndryshme të botës. Berisha u ndal veçanërisht tek Linda Rama, për të cilën tha se ka përfituar shuma të mëdha përmes fondacioneve dhe projekteve që, bien ndesh me ligjet bazë të antikorrupsionit.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *