Berisha: Të shtojmë popullsinë vit për vit, të rikthejmë besimin për ndërtimin e ëndrrës shqiptare

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në panelin e programit të Qeverisjes 2025-2029, për Mbrojtjen e Familjes dhe Politikave Kundër Shpopullimit, tregoi se objektivi i qeverisë së PD-së, do jetë shtimi i popullsisë çdo vit.

Berisha tha, të shtojmë popullsinë vit për vit, të rikthejmë besimin për ndërtimin e ëndrrës shqiptare.

“Kjo nuk mjafton, që ne të realizojmë qëllimin tonë, por kjo është emergjencë.

Realizimi i qëllimit tonë kërkon një politikë demografike shumë serioze, e cila duhet të synojë shtimin e popullatës në këtë vend, nga viti në vit.

Në rrafshin moral kjo ndodh kur ti e bën Shqipërinë një vend plot shpresë, besim. Një vend ku të rinjtë e të rejat besojnë të ndërtojnë ëndrrën e tyre, ëndrrën shqiptare.

Pra ti rikthen ëndrrën shqiptare, për të ndërtuar Shqipërinë.

Natyrisht edhe në këtë rast, është familja ajo që ka peshën më të madhe në këtë mision. Ndaj dhe ajo do të asistohet nga qeveria për fëmijën e parë, pagesë të përmuajshme për fëmijën e dytë dhe fëmija i tretë nga lindja deri në moshën 23 vjeçare do të merret përsipër tërësisht nga shteti”, tha Berisha.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *