Lideri i opozitës, Sali Berisha ka krahasur luftën e brendshme të pamëshirshme në PS, ku sipas tij, vrasja e Mehmet Shehut e ka një ngjashmëri me rastin e Veliajt. Berisha tha se, këto zgjedhje janë shpëtimi i kombit.
Berisha: Kush ka jetuar diktaturën, kur u vra Mehmet Shehu, e ka një ngjashmëri me këtë të Erion Veliajt.
Ua them unë ju, e ka një ngjashmëri.
Absolutisht! E ka, se Aulon e shoh që po më sheh me çudi, po e ka.
Pse e ka ngjashmërinë tani se mos kaloj nga tema në temë? E ka ngjashmërinë, se Erion Veliaj, unë ua thashë, i meriton 60 vite minimumi realisht, por problemi është se Edi Rama nuk e dënoi për ato.
Jo mor jo, e dënoi se e di se humbet zgjedhjet dhe nuk do që të merrte partinë. Njëlloj si Mehmeti. Enveri nuk donte që ta merrte Enveri. Po, absolutisht.
Pra, një prokurori politike është një fatkeqësi kombëtare dhe o burra, t’i dalim zot.
Si mund t’i dilet zot? Po erdhi ai në Mynih dhe të tha, ju e keni armikun brenda, ju arrestoni opozitat, ju arrestoni gazetarët. Të gjitha kanë ndodhur në Shqipëri.
Ndaj dhe këto zgjedhje janë fati i Shqipërisë.
Janë shpëtimi i Shqipërisë.
Janë shpëtimi i familjes shqiptare.
Dhe absolutisht një kthesë thelbësore për ekzistencën e këtij kombi.
Ju falënderoj shumë!