Pamë se si nga një pasuri modeste, por sërisht e dyshimtë, para marrjes së detyrës, flasim sot çifti Veliaj-Xoxa rezulton pronare e disa apartamenteve në zonat më të shtrenjta të Tiranës e Vila në bregdet. Pa folur këtu për vlerat ‘cash’, blerjet e shtrenjta apo paratë e mykura për të cilat flasin dëshmitarët e kësaj dosje. Në vijim do t’ju sjellim hetimin e thelluar që Prokurori Ols Dado i ka bërë mënyrës se si miliona lekë nga fondi i bashkisë, me firmë të Erion Veliajt kalonin direkt apo indirekt në OJF-të e Xoxës, e më pas do të përfundonin si fitime në xhepin e përbashkët të këtij çifti.
Nga hetimet e prokurorisë janë konstatuar të paktën 11 OJF e Kompani në pronësi të Ajola Xoxës, nga të cilat ndër vite ka deklaruar të ardhura të konsiderueshme. Këto entitete juridike, kanë shërbyer për të krijuar një skemë fiktive për të përfituar fonde nga Bashkia Tiranë dhe jo vetëm, të cilësuara korruptive nga prokuroria Ols Dado.Ndër kompanitë dhe OJF-të e Ajola Xoxës janë THE PARTNERS LAW SHPK, e themeluar në vitin 2018, AVA STUDIO SHPK, në pronësi të shtetases Valbona Xoxa e themeluar në tetor të vitit 2021. QENDRA HARABEL, BALKAN YOUTH LINK ALBANIA (BYL-A), BOTIMET ENCIKLOPEDIKE SHA, ARTS LAB SHPK në pronësi të dajës së Ajola Xoxa, Erald Simixhiu, GRETA DOMI PF, NAN GALLERY në pronës 100% të Qendrës Harabel e kontrolluar nga Ajola Xoxa. QENDRA MUZA e themeluar në shtator të vitit 2023 me themelues dajën e Ajola Xoxës, Erald Simixhiu. QENDRA EVENTUS e themeluar nga daja i Ajola Xoxës, Erald Simixhiu dhe bashkëshortja e tij Linda Kazani. INES DANI PF, e cila rezulton me pagesa nga biznese të shumta ndërtimi në Tiranë, përfshi FUSHA SHPK, pagesa të cilat më pas kanë kaluar te Harabel. Siç edhe Benusi, një tjetër OJF, e drejtuar po nga Ajola Xoxa, që shumë pak ka qenë në fokusin e hetimeve të SPAK, edhe pse veprimet me këtë OJF, janë tepër të dyshuara.THE PARTNERS LAW SHPK
AVA STUDIO SHPK
QENDRA HARABEL
BALKAN YOUTH LINK ALBANIA (BYL-A)
BOTIMET ENCIKLOPEDIKE SHA
ARTS LAB SHPK
GRETA DOMI PF
NAN GALLERY
QENDRA MUZA
QENDRA EVENTUS
INES DANI PF
BENUSSI
Emisioni Plug sot do të sjellë një përmbledhje nga dosja hetimore për të gjitha këto OJF dhe Kompani. Sipas dosjes hetimore Ajola Xoxa ka deklaruar një pasuri të konsiderueshme për vitin 2023, ku përveç pasurive të paluajtshme, deklaron një balancë totale bankare në vlerën 618.394 euro. Sipas deklaratës këto likuditete burojnë nga të ardhurat nga bizneset e saj, qeradhënia dhe trashëgimia.
Por le t’i marrim me radhë. Partners Law, prej vitit 2018, Ajola Xoxa e ka përdorur për të kaluar në xhepin e saj qindra mijra euro. SPAK ka administruar të dhënat e dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për këtë subjekt. Referuar librit të shitjeve të Partner Law rezulton se Ajola Xoxa ka përfituar të ardhura ndër vite nga subjektet:
180 mijë euro nga Rametal e Elman Abules, biznesmenit të përfolur për lidhjet e ngushta miqësore me Erion Veliajn, udhëtimet e përbashkëta dhe lejen e ndërtimit, duke zaptuar pronën e banorëve të kombinatit. 100 mijë euro nga Gogel e kunatit Arbër Veliaj. 22 mijë euro nga Sapienta e Marisa Nitos, bashkëshorte e Elman Abules. Nga Ventus po e Elman Abules ka marrë 14 mijë euro dhe 15 mijë euro nga Harabel. Nga Arts Lab e dajës Erald Simixhiu ka përfituar 7400 euro, si dhe shumë pagesa të tjera nga OJF-të e tjera apo kompanitë e themeluara prej saj.
Pagesa për Partner Law nga:
Rametal (Elman Abule) 180.000 euro
Gogel (Arbër Veliaj) 100.000 euro
Sapienta (Marisa Nito bashkëshortja e Elman Abule) 22.000 euro
Ventus shpk (Elman Abule) 14.000 euro
Harabel në vlerën 15.000 euro
Arts Lab (daja Erald Simixhiu) 7400 euro
Qendra MUZA
Shihet qartë nga këto të dhëna se Ajola Xoxa ka përfituar të ardhura, nga OJF-të e krijuara prej saj, në emër të familjarëve apo dhe kompani e OJF të cilat kanë përfituar leje ndërtimi apo financime nga Bashkia Tiranë. Qendra Harabel themelohet në dhjetor të vitin 2017 nga Ajola Xoxa, Iris Ferati dhe Lira Kryeziu. Si adresë të kësaj Qendre deklarohet zyra e kompanisë The Partners në godinën Sky Tower dhe drejtor ekzekutiv do jetë shtetasi Driant Zeneli.
Në shkurt të vitit 2018 Bordi vendos të ndryshohet adresa e Harabel nga zyrat e Ajola Xoxës në Sky Tower, te prona e Ajolës blerë në rrugën Brigada e 8. Sipas të dhënave hetimore nga vitit 2018, Qendra Harabel ka ndryshuar disa herë bordin e saj dhe sa herë janë depozituar aktet në gjykatë adresa është shenuar Sky Tower, Kati 12, Ap 12/3, pra zyrat e studios ligjore të Ajola Xoxës. Çdo veprim i kryer nga këto kompani dhe ojf rezultojnë fiktive madje edhe të punësuarit në to përdoren për kryerjen e veprimeve të dyshimta. Driant Zeneli është një prej bashkpunëtorëve më të afërt të Xoxës, i cili në tetor të vitit 2023 vendos të dhurojë 100% të aksioneve të kompanisë NAN Gallery, OJF së themeluar nga Ajola Xoxa, Harabel. Edhe kjo kompani sërish dyshohet se i përketë Xoxës, e Zeneli ka shëbyer veç si ‘presta nome’.
Sipas të dhënave tatimore, Harabel ka përfituar të ardhura buxhetore nga Ministria e Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, BYL-a dhe financime të huaja nga Ambasada Italiane, Swiss Contact.
Të ardhurat në total të harabel janë 250.000 euro. Këto të ardhura Ajola Xoxa më pas i ka transferuar te kompani po të saja, ku rezulton se: 23 mijë euro janë kaluar direkt në llogarinë e Xoxës si pagesë qeraje, 45 mijë euro janë transferuar tek Ava Studio në pronësi të nënës, 21 mijë euro tek Arts Lab në emër të dajës, 15 mijë euro tek The Partners Law dhe 4.000 euro tek Nan Gallery. Të gjitha këto transaksione shkojnë në vlerën 110 mijë euro.
Ava Studio 45.000 euro
Ajola Xoxa (qeraja) 23.000 euro
Arts Lab (daja) 21.000 euro
The Partners Law 15.000 euro
Nan Gallery 4.000 euro
Sa më sipër, sipas SPAK evidentohet se një pjesë e konsiderueshme e financimeve të kryera për Qendrën Harabel, (kryesisht financime, sponsorizime nga subjekte të cilat lidhen në një formë apo në një tjetër me Bashkinë Tiranë ) përdoren për pagesat e qerasë të shtetases Ajola Xoxa si dhe likuidime të faturave për shërbime të kryera nga shoqëritë e familjarëve të saj… Prokurori Ols Dado ka kryer një hetim të thelluar në lidhje me fiktivitetin e pagesës së qerasë nga Qendra Harabel te Ajola Xoxa për Apartamentin në Rr. Brigada 8.
Nga aktet rezulton se Qendra Harabel ka zhvilluar aktivitetin pranë zyrave të Ajola Xoxës në Sky Tower, duke përdorur të gjitha facilitet, ambientet dhe mjetet e punës të Partners Law. Nga kontrollet e ushtruara në këtë ambient në zbatim të vendimit të GjKKO, evidentohet qartë se në atë ambient ushtron aktivitetin dhe Qendra Harabel. Në krah të portës hyrëse të zyrës objekt kontrolli është një tabelë me shënimin “The Partners Law Firm” dhe në krahun tjetër një tabelë me mbishkrimin “Harabel”. Ndërsa gjatë kontrollit të ambjentit më adresë Rr.Brigada e 8 është evidentuar se ky ambient përdoret faktikisht si një apartament banimi dhe nuk ka asnjë mjet pune.
E pyetur për këtë fakt Ajola Xoxa deklaron se ai ambient përdoret për nevoja të Harabel për akomodimin e Artistëve dhe se këto akomodime kanë qënë SPORADIKE.
Sa më sipër, arrihet në konkluzionin logjik se kontratat e qerasë të nënshkruara midis shtetases Ajola Xoxa dhe Qendrës Harabel, janë përpiluar fiktivisht me qëllimin e kalimit të fondeve nga Qendra Harabel në llogarinë Bankare të shtetases Ajola Xoxa dhe deklarimin e tyre si të ardhura të ligjshme në ILDKPI…si përson i lidhur me Kryetarin e Bashkisë Tiranë Shtetasin Erion Veliaj. Duke qënë në regjimin e bashkësisë Ligjore këto të ardhura konsiderohen ligjërisht edhe të këtij të fundit.
Pra vetëm nga ky veprim fiktiv Ajola Xoxa ka përfituar 24.000 euro të ardhura për vitin 2022-2023. Dhe pse mediat pranë qeverisë janë munduar ta trajtojnë këtë hetim si hetim i rrobave dhe pasurisë së Gruas së Erion Veliaj, sipas ligjit Erion Veliaj është përfitues me 50% të të gjitha të ardhurave që ka krijuar Ajola Xoxa përfshirë dhe fondet e përfituara nga OJF. E jo për koiçidencë, të ardhurat për këto OJF kanë buruar nga firmosja e Erjon Veliajt, si projekte direkte apo indirekte nëpërmjet bizneseve që përfitojnë tendera dhe leje ndërtimi nga bashkia e drejtuar nga Erjon Veliaj.
Nga kontrolli i ushtruar në zyrat te Sky Tower, në dhjetor të vitit 2024, konstatohet se në këto ambiente gjenden dhe dokumentacion ligjor, projekte, dokumenta financiar, aplikime për fonde të disa Organizatave Jofitim prurëse.
Emrat e tyre nuk janë të padëgjuara për publikun e SYRI TV. BYL-A, SHIZI, QENDRA MUZA, QENDRA EVENTUS, FROBOLOUS, NAN GALLERY shpk, ARTS LAB shpk, AVA STUDIO, ADELA KONDAKÇIU PF, GRETA DOMI PF, INA GOXHAJ PF…etj.
BYL-a rezulton një nga OJF-të kryesore të çiftit Veliaj-Xoxa, për të cilën emisioni Plug e ka investiguar edhe në puntatat e kaluara, dhe rezulton se kjo OJF ka themeluar organizatën MJAFT, organizata e drejtuar nga Erion Veliaj, së cilës ai i dedikon jo vetëm karrierën e tij.
Anëtare e bordit të BYL-as, që nga themelimi rezulton të jetë edhe shtetasja Klotilda Ferhati, që nga hetimet rezulton se kjo e fundit ka vendosur si adresë të kësaj OJF-je dhe një apartament të saj. Në shtator të vitit 2016, drejtor Ekzekutiv emërohet një emër tjetër i përdorur nga çifti Veliaj – Xoxa, Erald Ismaili, punonjësi i UKT dhe burri i drejtoreshës së SHIZI-t, një tjetër OJF e Ajola Xoxës, dhe Klotilda Bushka riemërohet anëtare Bordi.
Deri në vitin 2022 nuk rezultojnë akte të dorëzuara në Gjykatë. Në mars të vitit 2022 emërohet Drejtor Ekszekutive shtetasja Ina Goxhaj, kushërirë e Klotilda Bushkës. Në 14 shtator të 2023, në gjykatë depozitohet kërkesa për ndyshimin e qëllimit të organizatës, nga një qendër me qellime bamirësie tashmë në qëndër me qëllime kulturore. Po në këtë kohë, kushërira e Klotilda Bukshkës largohet si drejtore dhe në vend të saj emërohet Reada Lemnusha punonjëse e Ajola Xoxës.
Nga të dhënat e administruara nga Drejtoria e Tatimeve, BYL-A ka përfituar të ardhura nga disa subjekte. Si financim direkt nga Bashkia Tiranë ka marrë 50 mijë Euro dhe 65 mijë euro nga KONTAKT. Një tjetër pagesë prej 40 mijë euro, BYL-a e ka marrë nga OJF-ja Kongresi Rinor Kombëtar. Këtu del një tjetër lidhje me Bashkinë e Tiranës, pasi, Bashkia Tiranë e ka financuar Kongresin Rinor, me plot 10 milionë euro. Erion Veliaj e përdori këtë për të propaganduar fortë në opinionin publik se Tirana ishte shpallur Kryeqyteti i Rinisë. Titull që taksapaguesve të Tiranës, u kushtoi 10 milionë euro.
Edhe nga Ministria e Kulturës BYL-a ka marrë si financim 31 mijë euro. Ndërkohë pagesa të tjera janë 20 mijë euro nga Palushi shpk, 20 mijë euro nga Gogel e Kunatit dhe 14 mijë euro nga Jedas. Siç ka rezultuar nga hetimet e prokurorisë, këto fonde kanë qenë pagesa për Ajola Xoxën, pa ndonjë aktivitet konkret justifikues të tyre, dhe me fatura fiktive.
Pagesa për BYLA-n nga:
Bashkia Tiranë 50 000 euro
Kontakt 65 000 euro
OJF Kongresi Rinor Kombëtar 40.000 euro
Ministria e Kulturës 31.000 euro
Palushi shpk 21.000 euro
Gogel 20.000 euro
Jedas shpk 14.000 euro
Vëtëm nga këto subjekte BYL-A ka përfituar mbi 180.000 euro. Kompania Kontakt shpk dhe Jedas kanë përfituar lejë ndërtimi nga Bashkia Tiranë. Por ku kanë përfunduar këto të ardhura?
Prokuroria ka provuar se këto pagesa janë futur në një zinxhir qarkullimi e faturash fiktive mes OJF-ve dhe Kompanive të Ajola Xoxës, për të justifikuar faturimet. Nga pagesat e institucioneve apo bizneseve për BYL-an, Arts Lab I dajës ka marrë 43.000 euro, AVA Studio në pronësi të mamasë së Ajolës ka marrë 23.800 euro, Qendra Harabel 20.000 euro, Greta Domi punonjëse dhe njeri I besuar sipas dokumentacionit të dorëzuar në QKB 8.600 euro dhe 7500 euro për Partners Laë.
Sa më sipër Evidentohet së një pjesë e konsiderueshme e financimeve të kryera për organizatën BYL-A, nga subjektet e sipërcituara, përdoren për likuidime të faturave për shërbime të ofruara nga Qendra Harabel (Kontrolluar nga Ajola XOxa), Arts Lab (në pronës të shtetasit Erald Simixhiu por kontrolluar nga Ajola Xoxa), Ava Studio (në pronësi të Valbona Xoxa por e kontrolluar nga Ajola Xoxa), Ergys Krisiko( person I afërt me Ajola Xoxa, I cili dyshohet se ka lëshuar fatura fiktive) Greta Domi (punonjëse e Ajola Xoxa), Adela Kondakçiu (ekonomiste e Ajola Xoxa) dhe Partners Laë ( në pronësi të Ajola XOxa)
NAN Gallery shpk është një tjetër kompani që rezulton të ketë marrë fonde nga Bashkia Tiranë. Ajo u themelua në korrik të vitit 2023, ku fillimisht aksioner ishte Driant Zeneli e më pas aksonet ja dhuron Ajola Xoxës nëpërmjet Qendrës Harabel.
Fillimisht kjo kompani ka patur si adresë zyrat e Ajola Xoxës në SKY Toëer e më pas një nga vilat në zonën e ‘Bllokut’, një nga më të shtrenjtat në Tiranë.
Kjo pronë sipas dokumentacionit të administruar nga SPAK, rezulton në pronësi të aksionerit të kompanisë NOA KONTROL.
NAN Gallery, sipas të dhënave të marra nga Drejtoria e Tatimeve, ka përfituar 50 mijë euro nga Sokol Kryeziu, pronar i Gerard A, kompani që ka përfituar tendera nga Bashkia Tiranë. Nga Frobolous 9.600 euro dhe Frobolous LTD 4.600 euro si dhe 8900 euro nga Driant Zeneli. 4400 ka përfituar nga faturat për Harabel por edhee nga individë të tjerë që kanë blerë piktura pranë kësaj galerie.
Pagesat për Nan Gallery
Sokol Kryeziu – 50.000 euro
Frobolous -9.600 euro
Driant Zeneli – 8.900 euro
Frobolous LTD – 4.600 euro
Harabel – 4.400 euro
Një pjesë e këtyre të ardhurave janë kaluar sërish me fatura të dyshuara fiktive tek Partners Law, Adela Kondakçiu dhe Harabel.
Sa më sipër, konstatohet se në pjesën më të madhe kjo shoqëri financohet nga shoqëri apo individë të cilët kanë marrë fonde drejtpërdrejt nga Bashkia Tiranë. Konkretisht, shtetasi Sokol Kryeziu është aksioner i shoqërisë Gerard-A, shoqëri kjo që ka fituar disa prokurime në Bashkinë Tiranë. Gjithashtu, shoqeria NAN Gallery (e kontrolluar nga shtetasja Ajola Xoxa) financohet nga OJF Frobolous, e cila ka organizuar një event me fondet Publike të financuara prej Bashkisë Tiranë…”
Pra Erion Veliaj me firmën e tij i jep para kompanive dhe ojf, para të cilat më pas kalojnë nëpërmjet faturave fiktive te kompani nën kontrollin e gruas së tij për të përfunduar më pas në llogarit personale të çiftit, të cilët i deklarojnë në ILDKPI si burime të ligjshme për llogarit e tyre bankare.
Dy muaj pas Nan Gallery, në shtator të vitit 2023 themelohet Qendra MUZA. Themelues është daja i Ajola Xoxës, Erald Simixhiu dhe dy kushërinj të saj. Drejtor ekzekutiv emërohet daja dhe arkëtare e OJF shtetasja Reada Lemnusha, punonjëse e Ajola Xoxa.
Adresa ku kjo OJF do të ushtrojë aktivitet është e njëjtë më një tjetër OJF të quajtur Eventus. Në shkurt të vitit 2024 dhe kjo OJF zhvendoset me zyra në Sky Toëer, pranë zyrave të Ajola Xoxës. Në kuadër të veprimeve hetimore janë administruar pagesat e sistemit të thesarit nga sa ka rezultuar se për Qëndra Muza është kryer një pagesë nga Bashkia Tiranë në vlerën 1.620.248 lekë, Event Muzikor “Baroques meets Jazz”, datë 10 Maj 2024., sipas urdhër shpenzimit dt 21.06.2024, firmosur nga Kryetari I Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
Nga administrimi i të dhënave në sistemin tatimor, kjo OJF e suksesshme ka zhvilluar vetëm 1 aktivitet dhe atë më paratë e burrit të Ajolës, Erion Veliaj.
Nga analizimi që i është bërë veprimeve financiare të kësaj kompanie, rezulton se nga 1.6 milionë lekë të përfituara nga Bashkia Tiranë, 1.1 milion kanë përfunduar në kompaninë ARTS Lab të kontrolluar nga Ajola Xoxa.
Bazuar sa më sipër, arrihet në përfundimin se Qendra Muza e themeluar nga shtetasi Erald Simixhiu, I cili është familjar I Ajola Xoxës, por kontrollohet efektivisht nga kjo e fundit, ka organizuar vetëm një event gjatë gjithë aktivitetit të saj.Fondet për këtë event janë siguruar nga Bashkia Tiranë dhe më pas janë shpërndarë te shtetasja Linda Kazani (familjare) dhe të shoqëritë tregtare Arts Lab, në pronësi ligjore të shtetasit Erald Simixhiu, por në pronësi faktike të Ajola Xoxa. Gjithashtu Evidentohet se MUZA ka paguar dhe shoqërinë Partners Law, Adela Kondakciu. Vlen të theksohet se është lëshuar dhe një faturë tatimore për AVA Studio por më pas është anuluar.”
OJF-ja Frobolous themelohet në vitin 2022 nga shtetasja Frosina Bollo me objekt integrimi i femrave në nevoje në robaqepsi. Në lidhje më këtë organizatë SPAK ka kontrolluar sistemin e pagesave të thesarit ku ka rezultuar se kjo OJF është përfituese e një fondi 2.970.000 lekë për projektin artistik “Tirana’s Fashion Night”. Ky financim është bërë nga Bashkia Tiranë sipas urdhër shpenzimit të dhjetorit 2023 dhe mban firmën e Erion Veliaj.
Deri këtu do ishte krejt normale, por nga gjurmimi i xhirimit të fondit të marrë me firmë të Erjon Veliajt mësohet se ato përfundojnë në xhepat e Ajola Xoxes.
Sipas të dhënave që gjenden në fashikullin hetimor, rezulton se nga 3 milion lekët që ka paguar Bashkia Tiranë, 1.640.000 lekë janë kaluar me fatura fiktive te shtetasi Ergys Krisiko, 960.000 te NAN Galery dhe 540.000 lekë të AVA Studio. Pra në total, nga Frobolous për llogari të Ajola Xoxes kanë kaluar 3.140.000 lekë, që rezulton pak më shumë edhe se vetë fond i dhënë me firmë të Veliajt. Ky fakt evidentohet dhe nga komunikimet e dala midis Adela Kondakçiut dhe shtetases Frosina Bollo. Të dhëna këto të dala nga akt ekspertimi i telefonit të ekonomistes së parave Veliaj-Xoxa.
Për herë të parë, në komunikimet e Adela Kondakçiut dhe Reada Lemnusha flasin për një shoqëri me bazë në Londër, Frobolous, e cila ka përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë. Reada Lemnusha i dërgon një sms Adela KOndakçiut:
Biseda mes Kondakçiut dhe Lemnusha
Lemusha: Reada, duhet bërë nga NAN- FRBL london- Vlera është 385.000(+20 TVSH) pra 462.000- Përshkrimi: Ideim skenografi.
Reada: JO më thotë Ajola fatura të jetë total 462.000 (e kthyer në euro)
Adela: Po i bije që ka lënë më shumë Ajola ose është ngatërruar.
Në një tjetër episode, në komunikimin mes tre Adela Kondakçiu dhe Frosina Bolli, komunikojnë mes tyre se si do të plotësojnë me fatura fiktive shpenzimet për projektin e Frobolous të marrë nga Bashkia Tiranës. Dhe siç duket në komunikim, qëllimi i vetëm është kordinimi dhe plotësimi i faturave sa për efekt dokumentacioni, e në një moment prihen më tepër fatura nga çfarë parashikon Buxheti i dhënë nga Bashkia.
Biseda mes Frosina Bellos dhe Adela Kondakçiut
Adela: Te lutem paguaj kete edhe per dy faturat e tjera do flas edhe nje here me Ajolen. Frosina: Ok dhe kete do e paguaj me pj se mka shkuar pertej buxhetit qe eshte aprovuar nga bashkia. Jam 15 milion minus.
Pra, është e qartë se lekët duhen paguar patjetër, pasi kështu i kërkohet nga financierja e shtetases Ajola Xoxa. Frosina Bollo i përgjigjet se nuk do jepte më lekë se ishte kapërcyer buxheti. Në rast se shërbimet do ishin ofruar në të vërtetë, kuptohet që ky diskutim nuk do të ndiqte këtë rrjedhë, siç ka ndodhur me bashkëbisedueset. Thënë më thjesht, Frosina Bollo i thotë Adela Kondakçiut që po jap më tepër lekë sesa po marr nga Bashkia. Adela i përgjigjet se do flasi me Ajolën për dy faturat e tjera, duke nënkuptuar që edhe mund të hiqen nga pagesat. Pra, Adela Kondakçiu nuk i thotë që lekët duhen paguar se shërbimi është kryer, porse i tillë është konceptuar buxheti dhe në këtë formë duhen nxjerrë si shpenzime nga OJF ‘Frobolous’, për të kaluar tek subjektet që vendosen nga Ajola Xoxa. Lejen për të mos paguar dy faturat e tjera duhet ta marrë veç nga Ajola Xoxa.
Bazuar në sa më sipër, arrihet në përfundimin se OJF Frobolous, ka organizuar vetëm një event gjatë gjithë aktivitetit të saj. Fondet për këtë event janë siguruar nga Bashkia Tiranë dhe më pas të gjitha këto fonde janë shpqrndarë në shoqëritë: Ergys Krisiko (të dyshuara fiktive bazuar në aktet dhe deklarimet e vetë këtij shtetasi), shoqëria AVA Studio dhe NAN Gallery
Nga Aktet e administruara ka rezultuar se fatura e shoqërisë AVA Studio për OJF Frobolous nuk është depozituar qëllimisht pranë Bashkisë Tiranë për mosevidentimin e parave të përfituara nga gruaja dhe vjerra e Erion Veliaj.
Zinxhiri i OJF-ve fiktivie vijon me Qendrën Eventus, e cila është themeluar në nëntor të vitit 2021 nga Erald Simixhiu dhe Linda Kazani, familjarë të Ajola Xoxa. Po në nëntor të vitit 2021 këta shtetas lëshojnë një deklaratë noteriale për punonjësen e Ajola Xoxës, Xhoi Skënderasi për kryerjen e çdo veprimi regjistrimin e qendërs.
Nga të dhenat e administruara nga Drejtoria e Tatimeve rezulton se kjo qendër ka përfituar 110 mijë euro direkt nga Bashkia Tiranë me firmë të Erjon Veliaj, 32 mijë euro nga Palushi SHPK, dhe 9 mijë euro nga Ministria e Kulturës.
Fonde për Eventus nga:
Bashkia Tiranë – 110.000 euro
Palushi shpk – 32.000 euro
Ministria e Kulturës – 9.000 euro
Në total kjo OJF ka të ardhura në vlerën 170.000 euro, dhe funizuesi kryesor i tyre është Bashkia Tiranë dhe Erjon Veliaj. Në lidhje me subjektin Palushi shpk, SPAK ka administruar të dhënat për 3 leje ndërtimi të miratuar nga Erion Veliaj. Në total subjekti Palushi ka financuar me 50.000 dy OJF të Ajola Xoxës, BYL-A dhe Eventus. Interesant është fakti se komunikimin për këtë subjekt me Adela Kondakçiun nuk e mban ekonomistja e kompanisë Palushi por Albana Koçollari. Sic e kemi denoncuar dhe më parë Albana Koçollari është motra e drejtoreshës së bashkisë Tiranë Mirela Koçollari por mbi të gjitha është pronarja e kompanisë ANK e cila me firmën e saj vendosi shëmbjen dhe rindërtimin e shkollës Sami Frashëri.
Adela Kondakçiu dhe Albana Koçollari kanë zhvilluar një bisedë në datë 5 shtator 2023 ku konstatohet se Koçollari i kërkon Kondakçiut t’i niste faturat që në total bëjnë 50.000 euro. Paraprakisht kësaj kërkese, Albana Koçollari i kërkon Adela Kondakçiut që faturat të lëshohen pa TVSH nga persona fizikë, pa përcaktuar se cilët duhet të ishin këta persona, Kjo, në mënyrë që “Palushi” shpk mos paguante më tepër sesa kishin rënë dakord. Por Adela Kondakçiu, në një material attachment, i nis Albana Koçollarit dy fatura, të lëshuara jo nga persona fizikë për subjektin “Palushi” shpk, por nga OJF “BYL-A” dhe OJF “Eventus”, përkatësisht 20.000 Euro dhe 30.000 Euro, me përshkrimin “Financim Festivali Artistik”.
Si në rastet e OJF-ve të tjera dhe këto të ardhura do të përfundojnë në xhepat e Ajola Xoxës dhe Erion veliaj. Sipas bilanceve rezulton se Eventus ka paguar shoqërinë AVA Studio në vlerën 34.000 euro dhe Arts Lab në vlerën 26.000 euro.
Shoqëria Arts Lab themelohet në nëntor të vitit 2021 me pronar dhe administrator dajën e Ajolës, Erald Simixhiu. Nga analizimi I të dhënave për këtë kompani rezulton se ka gjeneruar të ardhura nga subjektet Rametal 50.000 euro, BYL-A 43.000 euro, Jedas 30.000 euro, Harabel 29.000 euro, Eventus 26.000 euro, Muza 11.000 euro, Driant Zeneli 5.000 euro dhe Shoqata Bash-Art, përfituese e fondeve nga Bashkia Tiranë, 8.000 euro.
Arts Lab përfitoi fonde nga
Rametal – 50.000 euro
BYL-A – 43.000 euro
Jedas – 30.000 euro
Harabel – 29.000 euro
Eventus – 26.000 euro
Muza – 11.000 euro
Dirant Zeneli – 5.000 euro
Shoqata Bash-Art – 8.000 euro
Në total kjo shoqëri ka arkëtuar 240.000 euro, dhe të gjitha rezultojnë që janë si transaksione mes OJF-ve të Ajola Xoxës si dhe ndonjë OJF-je tjetër që gjithashtu ka marrë fonde nga Bashkia e Tiranës me firmën e Erjon Veliajt.
AVA Studio shpk, e themeluar në tetor të vitit 2021, është një nga kompanitë e cila ka kryer xhirime dhe transaksione të shumta. Administrator dhe aksioner i saj është Valbona Xoxa, mamaja e Ajola Xoxës. Që në momentin e themelimit, xhiroja dhe fitimi për të do të ishte gati nga OJF-të dhe kompanitë e e tjera ku rezuilton se Ava Studio ka përfituar fonde nga Gogel 75.000 euro; ASVL 46.000 euro; Harabel 35.000 euro; Rametal 35.000 euro; Eventus 34.000 euro; Sombrero (klient i njëjtë me The Partners Laë) 34.000 euro; Klientë Cash 33.000 euro; BYL-A 23.000 euro; Sapienta (e Marisa Nitos) 13.000 euro; Driant Zeneli 6.000 euro etj.
AVA Studio mori fonde nga:
Gogel 75.000 euro
ASVL 46.000 euro
HArabel 35.000 euro
Rametal 35.000 euro
Eventus 34.000 euro
Sombrero 34.000 euro
Klientë Cash 33.000 euro
BYL-A 23.000 euro
Sapienta 13.000 euro
Driant Zeneli 6.000 euro
Etj.
Në total kjo shoqëri ka të ardhura në vlerën 440.000 euro. Ndërsa shpenzimet kryesore të kësaj shoqërie janë blerja e veshjeve firmato në internet. Spak ka kryer një hetim të thelluar për klientët e kësaj kompanie nga ku ka rezultuar.
Sa më sipër rezulton se Bashkëshortët Elman Abule dhe Marisa Nito kanë në pronë dhe administrojnë shoqëritë Rametal shpk, Sapienta shpk, Ventus Shpk, të cilët janë klientët kryesor të shoqërive të lidhura më shtetasen Ajola Xoxa dhe familjarët e saj. Gjithashtu evidentohet se shtetasi Elman Abule zotëron shoqërinë Fidalba, e cila ka përfituar leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Por të rikthehemi dhe njëherë të Qendra Harabel. Gjatë hetimeve ka rezultuar së kjo OJF e themeluar nga Ajola Xoxa ushtron aktivitet në një nga vilat më të lakmuara në zonën e Bllokut. Ky ambjent në të cilin Ajola ushtron Aktivitetin fitimprurës NAN Gallery i është dhënë në përdorim pa pagesë nga Pronari i kompanisë NOA CONTROL shpk. Sipas akteve hetimore, rezulton se SPAK, në dhjetor të vitit 2024 ka administruar dokumentacion pranë Bashkisë Tiranë në regjistrin e arkivës ku u evidentuan disa procedura prokurimi me kompani ku përfshihet dhe NOA CONTROL shpk. Kjo kompani ka fituar një tender në vlerën 600.000 euro në vitin 2023, për “Rioptimizimi dhe standartizimi I proceseve të punës së strukturës së Bashkisë Tiranë”.
SPAK analizon edhe bizneset e tjera private të Tiranës që i japin fonde OJF-ve të Ajola Xoxes, kjo pa ndonjë shërbim të kryer. FUSHA SHPK, rezulton ndër më kryesoret, me të paktën 17 procedura tenderuese të fituara prej saj nga Erjon Veliaj dhe shumë leje ndërtimi në kryeqytet. FUSHA shpk, rezulton të jetë një prej kompanive kryesore financuese të OJF-ve të Xoxës, pa shërbim të marrë mbrapsht, duke konfirmuar faktin se çdo fakturë është fiktive e në formë korrupsioni për çiftin Veliaj-Xoxa.
Një rast unikal i të bërit biznes në Tiranë, dhe me miliona të derdhura për llogarinë e Erjon Veliajt e Ajola Xoxës është kompania Gerard A me pronar Sokol Kryeziu. Karrierën e tij e ka nisur si fshesar pranë Drejtorisë së Pastrim Gjelbërimit, dhe Brenda pak kohësh ndryshon pozicion duke u punësuar si faturino e më pas kontrollor në linjat e urbnëve të Tiranës. Në mënyrë të pashpjegueshme, Kryeziu blen aksionet e kompanisë Gerard A dhe tashmë kthehet një ndër biznesmenët më të suksesshëm të kryeqytetit, ku merr miliona euro tendera nga Bashkia e Tiranës dhe një pjesë të tyre e dizburson në OJF-të e Ajola Xoxës. Kompania KONTAKT është gjithashtu një nga financueset e OJF-ve të Ajolës, që rezulton se ka marrë të paktën 5 leje ndërtimi me firmë të Erjon Veliajt.
Jo vetëm OJF dhe biznese, por në skemë çifti Veliaj-Xoxa ka përfshirë edhe punonjësit e tyre. Sipas hetimeve të deritanishme është faktuar se Ines Dani dhe Greta Domi janë dy punonjëse të studios ligjore Pratners Laë të Ajola Xoxës. Greta Domi sipas dokumentacionit të depozituar në QKB, ka një marrëveshje me Ajola Xoxën për të administruar si person i besuar të gjitha bizneset e saj për të evituar konfliktin e interesit. Por e vërteta është ndryshe, këto dy shtetase janë të regjistruara si subjekte tregtare të cilat lëshojnë fatura për kompani të caktuara që përfitojnë tendra apo leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë dhe më pas këto para i kalojnë të kompanitë dhe Ojf e Xoxës dhe familjarëve të saj. Në dhjetor të vitit 2020 llogaria bankare e Ines Dani Person Fizik kreditohet në shumën 1.3 milion lekë ose 13 mijë euro nga kompania Fusha shpk dhe menjëherë gjysmën e këtyre parave i kalon si sponsorizim për Harabelin e Ajola Xoxës. E njëjta skemëështë përdorur dhe në rastin e parave që kjo shtetase ka përfituar nga Bashkia Fier për një projekt. Ines Dani merr nga Bashkia Fier shumën 3 milion lekë ose 30.000 euro, në qershor të vitit 2021 dhe mënjëherë kalon në llogarin e punonjëses tjetër Greta Domi rreth 12.000 euro, e cila njësoj si kolegia kalon një pjesë të konsiderueshme të parave si “sponsorizim” qendrës Harabel.
Sa më sipër, sipas organit procedues nga një përllogaritje e përafërt bazuar në fondet publike, faturat fiktive dhe të ardhurat nga shoqëri të lidhura drejtpërdrejtë ose tërthorazi me Bashkinë Tiranë, përfitimet përmes shoqërive Partners Laë, Arts Lab, Ava Studio, Byl-A, Harabel, Nan Gallery, Eventus, Muza, kapin shifrën e 110.000.000 lekë
Pra e thënë më thjeshtë Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj si përfitues i drejtpërdrejtë nga regjimi martesor kanë përfituar 1.1 milion euro nga kjo skeme e ngritur me fonde të Bashkisë Tiranë, ministrive, ambasadave dhe kompanive që kanë përfituar tendera dhe leje ndërtimi nga Erion Veliaj.