Alimehmeti: Veliaj përdor buxhetin e Tiranës si pronë të vetën, realizon 100% vetëm për inceneratorin fantazëm dhe ‘5D’

Alimehmeti: Veliaj përdor buxhetin e Tiranës si pronë të vetën, realizon 100% vetëm për inceneratorin fantazëm dhe ‘5D’

Prokuroria e Posaçme në qendër të sulmeve si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita ka bërë bilancin e vitit 2024.

Në atë që ngjan si përgjigje ndaj mazhorancës, SPAK-u përgjigjet me shifra, duke thënë se ka hetuar 629 persona dhe vetëm 37.5% janë me masën arrest me burg.

Ky bilanc i SPAK-ut vjen pas akuzave të socialistëve se Erion Veliaj mund të hetohet në gjendje të lirë dhe jo pas hekurave, megjithëse dosja voluminoze flet për shantazhe dhe kërcënime ndaj prokurorëve.

Këto sulme në fakt nuk kanë reshtur as sot, ku kryeministri Edi Rama, që shpesh ka deklaruar se drejtësia nuk preket, tani thotë me vendosmëri se pikërisht drejtësia sipas asaj që ai thotë do të bëhet një galloshe e vetme, si në diktaturë ashtu edhe në autokraci.

Natyrisht këto sulme të kryeministrit Edi Rama i shtohen edhe bataresë së Erion Veliajt, një batare e përditshme nga qelia, pikërisht në kohën kur vjehrra e tij sot është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme sërish për tu pyetur pikërisht për blerjet online dhe vilën në Qerret.

Është interesant fakti se deri tani në reagimet e tij, kryebashkiaku justifikohet vetëm për 860 mijë eurot e blerjeve online dhe për vilën në Qerret, asnjë fjalë për lidhjet me kompanitë e ndërtimit në Tiranë, për haraçin që paguanin tek OJF e së shoqës, asnjë fjalë për 28 llogaritë bankare të Ajola Xoxës, për mesazhet e punonjësve të saj, asnjë fjalë për shumat marramendëse kesh të parave që vinin era myk e me prerje 500-çe, pikërisht nga ata që përdorin grupet kriminale, asnjë fjalë për ambientet lluksoze pa qira që shërbenin si zyra dhe si galeri arti.

Për të folur më shumë për dosjen “Veliaj” dhe për sulmet që po bëhen ndaj SPAK-ut, ishte i ftuar në emisionin “Ora e Betit”, Drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti.

Veliaj ka ardhur në fuqi duke parë buxhetin e Tiranës si pronë të vetën. E mbani mend kur i jepte çmimet këtyre sportistëve, artistëve e me rradhë? Nuk po ia dhuron ti. Për vlerat e tyre dhe medaljet që kanë marr ka një ligj që i’u jep një çmim përkatës, po jo ti, nuk e ke nga paratë e tua. Janë paratë publike.

Vizioni shikohet tek buxheti. E dini sa e ka realizuar investimin për vitin 2021 Veliaj? Vetëm 37%. Në 2022 vetëm 34%, në 2023 vit elektoral, kishte investime më shumë vetëm 50%, 2024 më pak se mesatarja e këtyre tre viteve.

E dini sa e ka realizuar inceneratorin? 100%. Sa e ka realizuar ‘5D’? 100%.

Pra, investimet që janë për qytetarët që merren nga taksat tona këto dhe merren këto taksa për të bërë shërbime dhe investime për qytetarët nuk bëhen”, u shpreh Alimehmeti.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *