Berisha: 20 shkurti duhet të na frymëzoj ne drejt një fitoreje të madhe!

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje demokratëve që 20 shkurti, data e rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, duhet t’i frymëzojë drejt një fitore të madhe.

Berisha tha se, 20 shkurti duhet të na frymëzojë ne drejt një fitore të madhe dhe shqiptarët të ndahen nga diktatura e drogës.

Berisha: Pra, kjo situatë kërkon një përgjigje të fuqishme, kërkon një angazhim të madh nga të gjithë ne. Kërkon së pari, të bëjmë gjithçka për të garantuar votën e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendi më 11 maj.

Të pregatisim programin më të mirë, programin më të transformues për Shqipërinë.

Programin që çliron me shpejtësi shqiptarët nga dhimbjet e mjerimit.

Programin që iu jep shqiptarëve në dorë çelësin e suksesit për iniciativën e tyre, mundin e tyre, djersën e tyre, biznesin e tyre. Programin që u garanton shqiptarëve jetë dinjitoze. I bën ata aksionerë me të ardhurat nga pasuritë përrallore të këtij vendi.

Programin që këtë vend të bekuar e shndërron në një vend të fuqishëm prodhues.

Programin, që këtë vend e shndërron në vendin e teknologjive të larta, në mënyrë që, të rinjtë e Shqipërisë të ndërtojnë ëktu ëndrrën shqiptare. Në mënyrë që, Shqipëria të kapërcejë këtë shok demografik që pësoi, këtë genocid të zbutur që përjetoi.

Pra, janë 1001 arsye që 20 shkurti të na frymëzojë ne, të frymëzojë shqiptarët drejt një fitoreje të re, të madhe, në të cilën ata ndahen nga diktatura më e keqe që Europa ka njohur. Diktatura e drogës, vjedhjes së shqiptarëve dhe krimit.

Është radha jonë! Ne do fitojmë!

Faleminderit!

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *