Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vjedhur vetë dhe më pas implikoi gruan dhe vjehrrën e tij.Me dhjetëra kompani fitonin tendera nga Bashkia e Tiranës dhe i kalonin paratë po tek Erion Veliaj nëpërmjet të shoqes. Krimi i Erion Veliajt është i shumëfishtë. Ky vjedh vetë dhe implikon gruan, vjehrrën dhe të vdekurit. Këto, secila në vetvete, janë kate të një krimi dhe të një njeriu që pasi vjedh, humbet çdolloj kontrolli”, tha Berisha.
“Këto fakte i ka zbuluar Nesti Angoni, sepse faktet që i ka dërguar opozita dhe që janë 5-fish i këtyre, nuk u prekën. Veliaj doli imun nga ato. Pra, qytetarët e Tiranës kanë dhënë 130 milionë euro për djegësin”, shtoi kreu demokrat.