Kapen 58 ton mbetje industriale me nivel të lartë toksik që importoheshin nga Shqipëria drejt Italisë

Nga Alba Kepi

Autoritetet e Guadia di Finanza Italiane kanë ekzekutuar këtë mëngjes operacionin e koduar “Meta Gate” në bashkëpunim me autoritetet doganore të Portit të Ankonës.

Aktiviteti investigativ ka zbardhur trafikun e 58 ton mbetje ekotoksike nga Shqipëria në Itali. Importimi i tyre bëhej përmes dy kompanive italiane me bazë në rajonin e Lombardisë me dokumentacione shoqëruese mashtruese.

Mbetjet ishin klasifikuar si “pluhur alumini”, por analiza teknike e tyre ka vërtetuar se kishin me përmbajtje zinku, bakri e plumbi me nivel të lartë toksik sa mund të shkaktonin një toksikim akut të ambientit ujor e ambiental.

Hetimet e këtij operacioni nisën pas sekuestrimit të 16 ton mbetje urbane në një operacion të mëparshëm në Portin e Ankonës.

Operacioni i sotëm ka çuar në denoncimin pranë autoriteteve gjyqësore të sipërmarrjes të dy kompanive italiane përgjegjëse të importimit të 58 ton mbetje ekotoksike nga Shqipëria në Itali.

Image
Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *