Klodiana Lala: Safet Bajri i uli bre*et policisë së Ilir Prodës

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar ashpër për Safet Bajrin. Në postimin e saj në rrjetet sociale, Lala shprehet se nuk duhet harruar që Safet Bajri është kreu i një bande dhe sjell rastin e një vajze që iu thye legeni.

Gazetarja shkruan se Safet Bajri i uli bre*et policisë së drejtuar nga Ilir Proda.

“Safet Bajri i uli bre*et te gjunjet policisë së Ilir Prodës!

Mos harroni njerëz, Bajri është kreu i një bande që i theu legenin një vajze se nuk iu dha lekët për të festuar ditëlindjen. Vajza shfrytëzohej në rrugë në Belgjikë! Masakrat në Shqipëri pastaj i keni dëgjuar vetë”, shkruan Lala.

Reagimi i Klodiana Lalës, vjen pasi Safet Bajri ka reaguar mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv. Bajri është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me masakrën e Dobraçit dhe sa herë që efektivët kanë shkuar në banesën e tij u ka vënë në dispozicion kamerat e sigurisë.

Në një tjetër status, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga operacioni i RENEA-s në Shkodër. Lala shkruan se për sekuestrimin e një automjeti të bandës së Izmir Sakicës asnjë nga shërbimet karotrec në Shkodër e Lezhë nuk pranonte të shkonte në Dobraç.

“RENEA duhet të sekuestronte një automjet të blinduar që iu përkiste anëtarëve të Bandës së Izmir Sakicës. Priti dy orë e gjysmë të shkonte karotreci i Policisë së Tiranës se asnjë biznes që ofron këtë shërbim në Shkodër e Lezhë nuk pranonte të hynte në Dobraç. Ilir Proda ku je? Di gjë për këto punë? Po të sfidon krimi”, shkruan Lala.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *