Klotilda Bushka ‘përlau’ fondet e Ambasadës së SHBA dhe shantazhoi kushërirën për të mos dëshmuar në SPAK
Pra siç e ndoqët nuk bëhet fjalë për vetëm 864 mijë euro blerje bizhuterish dhe rrobash të shtrenjta nga bashkëshortja e kryebashkiakut. Por për një skemë të mirëfilltë korrupsioni, evazioni fiskal me fatura fiktive dhe fshehje e të ardhurave. Ndërsa Erion Veliaj tenton të manipulojë opinionin publik për aktivitete të rregullta të bashkëshortes së tij, provat shkresore përforcohen edhe më shumë nga komunikimet e punonjësve të OJF-ve të Ajola Xoxës dhe njerëzve të tyre të besuar.
Për faktimin e aferave korruptive dhe mënyrën se funksiononte skema fiktive e OJF-ve të Ajola Xoxës, prokurori Olsi Dado në vitin 2023, kishte në dispozicion edhe një provë kyçe, telefonin e ekonomistes Adela Kondakçiu. Kjo e fundit, përveç se financiere e Ajola Xoxës rezulton të ketë qenë edhe financierja e Artan Gaçit, bashkëshortit të Olta Xhaçkës, që gjithashtu janë nën hetim nga SPAK për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Himarës. Në kuadër të dosjes nr.189 të vitit 2023, në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, prokurori Ols Dado sekuestroi edhe telefonin financieres së Gaçit, Adela Kondakçiu. Nga kqyrja e telefonit, veç të dhënave për dosjen e abuzimit me pronat në Himarë u përftuan edhe të dhëna tronditëse për aktivitetin e jashtligjshëm të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, vepra penale të cilat nuk mund të anashkaloheshin.
Adela Kondakçiu: Me Ajola Xoxën njihem që prej vitit 2014, kur punonte për një agjensi reklamash.
Disa nga ortakët e kësaj kompanie kanë themeluar dhe një studio ligjore me emrin The Partners shpk. Mban mend se pronare në këtë kompani ka qënë dhe Ajola Xoxa dhe Amantia Peza por që nuk figuronin nëpër letra… Në maj të vitit 2018, Adela shpjegon se nisi të punonte për Ajola Xoxa …ku detyra e saj ishte të mbante 4 biznese Ajola Xoxa si person fizik, qendra Harabel, Benussi dhe Eris Consulting, shoqëri që menaxhoheshin dhe organizoheshin nga Ajola Xoxa. Deklaruesja shpjegon se pasi ka filluar të punojë për të, ka kuptuar se aty ndodheshin dhe kompani të tjera që duheshin mbajtur nga ana e saj si ekonomiste. Kompanitë ishin Klotilda Ferhati Person fizik, Altin Bushka si Person Fizik, Fatmir Ferhati si person fizik so dhe SHIZI e BYL-A.
Nga deklarimet e shtetases Adela Kondakçiu kuptohet qartë se kjo shtetase prej të paktën 7 vitesh është ekonomisjta personale e Ajola Xoxës dhe procedimi tjetër penal i regjistruar në vitin 2023 lidhet pikërisht me aferat e Bashkisë Tiranë, pasi kjo ekonomiste është përdorur dhe nga Albana Koçollari, motra e drejtoreshës së bashkisë Mirela Koçollari. Nga ekspertimi i telefonit janë përftuar 2100 faqe komunikime të cilat po analizohen në detaje nga prokurori Dado por sot emisioni Plug po sjell disa prejt tyre për të kuptuar si ka funksionuar kjo skeme e vjedhjeve të parave publike nga Veliaj-Xoxa.
Janë pikërisht komunikimet mes dy punonjëseve të OJF-ve të Ajola Xoxës, Adela Kondakçiu (financierja) dhe Ina Goxhaj, drejtuese e BYL-A, të cilat tregojnë se si merreshin paratë nga institucionet publike, raste si Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës, apo dhe Ambasada e SHBA në Tiranë për aktivitete dhe më pas tërhiqeshin ‘cash’ duke përfunduar në xhepin e Ajola Xoxës. Nga komunikimet e zhvilluara mes shtetases Adela Kondakçiu dhe Ina Goxhaj jepet një panoramë mjaft e qartë se si në të vërtetë kanë funksionuar organizatat e krijuara dhe të kontrolluara faktikisht nga shtetasja Ajola Xoxa, por edhe persona të tjerë të identifikuar gjatë procesit hetimor.
Ina Goxhaj figuron të jetë drejtoreshë ekzekutive e organizatës jofitimprurëse BYL-A. Për herë të parë në komunikimet e këtyre dy shtetaseve përmendet një tjetër OJF, SHIZI, e cila i referohet në emërtim Shoqatës për Integrimin e Zonave Informale. Duket se zyra e Ajola Xoxës ka lidhje me këtë organizatë.
Adela Kondakçiu dhe Ina Goxhaj nisin të flasin për një shtetase që ato vetë e thërrasin “Ilda”, e cila nga Prokuroria është identifikuar si Klotilda Bushka. Dhe këtu del edhe roli i Kryetares së Komisionit të Ligjeve në OJF-të e Ajola Xoxës, që duket se nuk ngelet vetëm në çëhstje miqësie. Në vijim, konstatohet se Ina Goxhaj nuk merr dot asnjë vendim, megjithëse drejtore ekzekutive e kompanisë. Ina Goxhaj në fakt shprehet se për deklarimet e 3-mujorit të pagave duhet të flasin me Ildën.
Ina Goxhaj: Ti po t’i shkosh në zyrë, shko dhe sqarohu.
Adela Kondakçiu: Ti figuron e punësuar te BYL-A akoma, s’e di vitin tjetër pasi të kalojë pasive mbase edhe mundesh, por s’besoj që bëhet gjë për këtë vit.
Një tjetër moment me interes për hetimin për sa i përket funksionimit të organizatës, është edhe fakti që Ina Goxhaj megjithëse ishte drejtoresha nuk kishte fuqinë për të marrë vendime. Në këtë rast, Ina Goxhaj i drejtohet Adela Kondakçiut me një pyetje konfidenciale (tekstualisht) në lidhje me lekët që kishin mbetur te BYL-A dhe çfarë do të ndodhte nëse do t’i tërhiqte, a e justifikonin dot si veprim?
Adela Kondakçiu: E mira do të ishte të mos bëje tërheqje sepse nuk kemi fatura për ta justifikuar, por mund ta kalosh si pagë e prapambetur te llogaria jote direkt.
Mesa kuptohet, bashkëbisedueset shfaqin pakënaqësi ndaj shtetases Ajola Xoxa.
Ina Goxhaj: “Hiqja vizën. Boll ke duruar. Sikur jemi zare të tyre”.
Më tej në komunikime zbardhet fakti që si Adela Kondakçiu, si Ina Goxhaj, nuk paguheshin për punën e tyre te BYL-A. Meqenëse duhet të ishte Ina Goxhaj personi që merrte vendime në lidhje me organizatën është e natyrshme që nga komunikimet të arrihet në konkluzionin se vendimet i marrin personat e tjerë.
Ina Goxhaj: “Super, do bëjmë luftë. S’ka më. Do t’ia themi, me shpatë në dorë”
Sa i përket fondeve të marra nga Bashkia e Tiranës, mes Goxhajt dhe Kondakçiut tregohet edhe një episode në Bashkinë e Tirans, ku edhe punonjësit e bashkisë, ishin në dijeni se ku përfundonin lekët që lëvroheshin për projekte të ndryshme.
Ina Goxhaj: Dje e di si me tha ai çuni te bashkia. THA KËTO S’I MERRNI JU. THA EUU KUSH I MERR KETO LEKËT. JU VINI DHE FIRMOSNI KAQ”.
Adela e pyet: “Ju të organizatës apo ju punonjësit e kishte ai?”
Ina Goxhaj i përgjigjet: JANË TË MËDHENJ ATA QË I MARRIN”.
Adela Kondakçiu i përgjigjet: “AMAN SE JANË NGATËRRUAR ME SHUMË GJËRA.”
Ina Goxhaj: “D.M.TH. I MERR AJO PËR JU”.
Skema korruptive e OJF-ve të Ajola Xoxës duket se i ka mërzitur edhe vetë punonjëset e saj, të cilat në mesazhe të ndryshme shprehen: Janë vampirë, kur do ngopen”. Financierja dhe ish-drejtoresha shprehin shqetësimin se si do të justifikohen faturat fiktive, ndërsa theksohet në dosjen hetimore, se përfitimet e fondeve nga Bashkia e Tiranës do të shkojnë te përfituesit fundorë, pra atyre që menaxhojnë në fakt OJF objekt hetimi. Ina Goxhaj dhe Adela Kondakçiu zbulojnë se si funksionon me fondet pas kalimit të tyre në llogarinë e OJF-ve, të paktën në rastin konkret të “BYL- A”.
-Ina Goxhaj: “Ka ndonjë të re nga ndërmarrja”.
-Adela Kondakçiu: “Ne duhet të bëjmë kalimet sot. Pra, fondet që janë marrë duhet të kalohen te personat që do paguhen dhe do të të kaloj edhe ty një pagesë”.
-Ina Goxhaj: “Uaaa me këtë lajm d.m.th. U këputa fare”.
-Adela Kondakçiu: “Akoma s’e di a do t’i kthejmë këto fonde d.m.th., gjithsesi ti je rast i veçantë dhe do ta diskutoj me Ajolën”.
-Ina Goxhaj: “Mos më thuaj që do t’jua jap? Pse rast i veçantë unë?”
-Adela Kondakçiu: “Mundësia është që do na quhen si paga.”
-Ina Goxhaj: “Sepse s’ka kuptim Adela, është jologjike. Edhe pse nuk po investoj mjafton që bindem, që po firmos dhe ti e di që nesër pasnesër unë në fund përgjigjem për firmë.”
-Adela Kondakciu: “Ne qe jemi staf sikur kanë thënë që do na quhet pagë. Por Ajola nuk e dinte që BYL-A s’ka projekte. Dhe nuk paguan stafin.”
-Ina Goxhaj: “Të lutem sa i bie të kem unë?”
-Adela Kondakciu: “Jam dhe unë. Se ne të dyja duhet të paguhemi nga BYL-A. Pagesa është rreth 26.000 lekë se do mbahen komisionet.”
-Ina Goxhaj: “Por të dyja do hidhen apo vetëm një?”
-Adela Kondakciu: “Do hidhen veç e veç.”
-Ina Goxhaj: “Të na hidhen dhe ato të ambasadës dhe ta flemë mendjen. Të mbyllim vrimat.”
Një nga momentet që nxjerr zbuluar skemën korruptive por edhe veprimet me faturat fiktive është një projekt i marrë nga Ambasada Amerikane, në shumë 18 mijë dollarë. Dhe në këtë projekt del në skenë edhe emir i Klotilda Bushkës, e cila faktohet se nuk është thjesht një mike e çiftit Veliaj-Xoxa, por edhe një ortake e Xoxës në skemat fiktive.
Ndryshe nga sa shprehet Kryetarja e Komisionin të Ligjeve dhe deputetja e Qarkut Tiranë, e verteta dhe faktet në dosjen hetimore flasin ndryshe. Klotilda Bushka do të duhej të ishte nën hetim jo vetëm për intimidimin dhe orientimin e dëshmitarëve që të thoshin vetëm “SMBAJ MËND PËRPARA PROKURORIT”, por ajo ka patur rol aktiv në OJF BYL-a. Siç e shpjeguam dhe më lart që nga themelimi i kësaj OJF-je Klotilda Bushka ka qënë anëtare e bordit drejtues të saj. Nga kjo OJF sipas deklaratave të pasurisëtë depozituara në ILDKPI ndër vite kjo shetase ka përfituar të ardhura për ekspertizën e dhënë, madje adresa e kësaj OJF-je është në pronën e Klotilda Bushkës. Dosja hetimore ka zbuluar të dhëna të tjera tronditësë sësi kusherira e saj Ina Goxhaj e cila u emëruar si drejtore e Bylës nga Klotilda ishte nën presion për faturat fictive të projekteve dhe raportimin të Klotilda e pikërisht për mënyrën se si do të justifikoheshin 18 mijë dollarët e marrë nga ambasada Amerikane për aktivitete që nuk ishin bërë. Nga bashkëbisedimi mes financiers së Ajola Xoxes, Adela Kondakçiu dhe ish-administates së BYLA-s, OJF e Ajola Xoxes, zbulohet se realizoheshin projektet fiktive nga ata e më pas miratoheshin nga Ambasada Amerikan e disbursoheshin para, ndërsa kontratat mbi këto projekte ishte përgjegjësi e personave që as vetë drejtueset e OJF-së nuk kishin dijeni.
Adela Kondakçiu, shpjegon se janë bërë mbledhje për këtë gjë, por ajo nuk di gjë fare sepse nuk ka qenë. Dhe për aq e ka informuar Xhoi. Ina i përgjigjet: Kuptoj kuptoj. As e vë në dyshim. Pra, Ina Goxhaj nuk ka asnjë rol në vendimmarrje. As në mbledhjet që zhvillohen dhe që kanë për objekt aktivitetin e “BYL-A” ajo nuk thirret. Vendimet për këtë organizatë i marrin të tjerët, përsa kohë që edhe Xhoi Skenderasi, punonjëse e Ajola Xoxës, ka më tepër dijeni rreth çështjeve që diskutohen në mbledhje.
Ndërsa nënkupton se vendimarrjet për këto projekte ishin të drejtëpërdrejta nga Ajola Xoxa, SPAK thekson se vetëm një një projekt për 4 aktivitete për llogari të Ambasadës Amerikane është marrë një grant prej 18 mijë eurosh, por aktivitetet nuk rezultojnë të jenë kryer.
Në faqen 688 të komunikimeve, është dërguar një Raport Federal Financiar në gjuhën angleze, sipas të cilit periudha e aktivitetit për të cilin është akorduar dhe granti nga Ambasada është 04.01.2022 deri më 31.07.2022. Pra, gjatë gjithë kësaj periudhe, kundrejt grantit të dhënë nga Ambasada prej 18.000 USD supozohet të ishin kryer aktivitete, nga të cilat në fakt është zhvilluar veç një prej tyre, ai i 24 qershorit 2022. Në lidhje me këtë, Adela Kondakçiu në faqen 691 shprehet se datën e raportit e ka bërë nga 1 prilli deri më 31 korrik, duke lënë të kuptohet se aktivitetet e kryera i përkasin kësaj periudhe kohore. Përsëri del në pah fakti që Ina Goxhaj nuk ka asnjë disponim mbi vulën e “BYL-A”, sipas komunikimit të faqes 692. Ajo shprehet që vulën e ka Keti (Ketrina Braho).
Në mbyllje të Episodit, SPAK sjell një tjetër bisedë mes Drejtueses së OJF-së Byla dhe financiees Adela Kondakçiu, të cilat flasin për ndarjen e fondit të marrë nga ambasada amerikane, madje teksa bëjnë ndarjen e lekevë mes protagonistëve të kësaj OJF-je dhe Xoxes, ngrenë pikpyetje nëse grantet për të cilat nuk u bënë aktivitetet mund të kthehen pas.
Nga komunikimi kuptohet që të paktën për sa i përket zhvillimit të projektit me Ambasadën Amerikane në Tiranë, personat që realisht kontrollojnë “BYL-A”-n kanë qenë shtetaset Klotilda Bushka dhe Ejona Isufaj, tek të cilat Ina Goxhaj thotë se duhet raportuar. Roli i Ajola Xoxa del në pah pas përfundimit të këtij projekti, pra në gjysmën e dytë të vitit 2022, kohë kur “BYL-A” angazhohet në projektin e Festivalit ndërkombëtar të Dance-it bashkëkohor.
Adela: “Të provojmë t’i kërkojmë një ofertë tjetër (hotelit). Për një aktivitet gjasme në disa data që s’ka fluks njerëzish”.
Më datë 29.04.2022, Adela Kondakçiu njofton se kanë kaluar 14.940 USD. Adela Kondakçiu për herë të parë shfaq shqetësim për realizimin e projektit të financuar nga Ambasada Amerikane. Komunikimi i mëposhtëm në të njëjtën faqe tregon që të paktën deri më datë 30.05.2022 nuk është realizuar asnjë aktivitet, duke pasur parasysh që shtrirja në kohë e aktivitetit i përket periudhës janar-korrik 2022.
Adela Kondakçiu thotë: “Por kam një shqetësim që është realizimi i projektit sepse ambasada do të dojë disa foto apo jo?”
Kjo duket edhe më qartë në komunikimet që pasojnë. Nga këto bisedime konstatohen përpjekjet për të gjetur fatura fiktive në lidhje me projektin në fjalë, në rastin konkret për Ëeb Posterat.
Adela Kondakçiu : “Tani besoj ju edhe do bëni ndonjë gjë nga këto apo jo. D.m.th. realisht”.
Ina Goxhaj: “Ne baner duhet të bëjmë dhe besoj se do bëhet mbyllja me aktivitetin”.
Pra provohet se për këtë projekt Kondakçiu dhe Goxhaj planifikojnë të lëshojnë fatura fiktive për punë të pakryera duke menduar që edhe të bëjnë ndonjë punë “realisht”. Ashtu siç vërtetohet edhe nga komunikimet të paktën deri në datën 02.06.2022 nuk është përgatitur raporti për ambasadën në mënyrë që të justifikohen fondet e përfituara.
Adela Kondakçiu: “Edhe pjesën e faturave e rregullojmë bashkë besoj. Do paguajmë edhe kostot e komisioneve për të kthyer lekët. Edhe do lëmë nam me ambasadën”.
Ina Goxhaj: “Tani se duhen të bëhen aktivitete”.
Të gjitha komunikimet që ndodhen në faqet në vijim lidhen me dyshimet që ka Adela Kondakçiu dhe Ina Goxhaj në lidhje me dy shtetas, Greta Kokalari dhe Erald Ismaili, të cilët mendohet të ketë marrë një shumë të konsiderueshme të hollash nga projekti me Ambasadën Amerikane dhe nuk i justifikojnë dot me shpenzime. Për këtë shkak, të dyja bashkëbisedueset janë të shqetësuara si do raportojnë tek shtetasja Klotidla Bushka për këtë.
Ina: “Dhe te kjo pjesa kam hall se mos thotë Ilda projekti ka mbaruar dhe pse ke marrë pagesa.”
-Adela: “LEQE BUXHETET KANE QENË GJITHË KOHËS TË FRYRA.”
-Ina shprehet: “Epo këto lekët që mund t’i marrim ne gjate vitit i merrnin në xhep Ejona dhe tjerët.”
-Adela: “D.m.th. ato me 3-4 paga dhe ju me zero.”
Ndërsa SPAK kishte sigruar prova për përfshirjen e Klotilda Bushkës në këtë skemë, nis edhe shantazhi ndaj personazheve të siprcituar, në mënyrë që ata të mos flisnin para prokurorëve, e madje Klotilda Bushka i ka marrë edhe telefonin në mënyrë që të zhdukeshin provat. Goxhaj ka treguar se është ndier në presion pasi i është thënë nga Klotilda Bushka që të mos tregonte asgjë dhe të mohohej gjithçka që kishte të bënte me Ajola Xoxën. Më tej, ish-drejtoresha Ina Goxhaj tha se Bushka e ka thirrur në zyrë për t’i thënë që të mos flasë me asnjë njeri për gjërat që di dhe i ka ofruar edhe para për të kyçur gojën.
Deklaruesja shpjegon se ndërsa ka qenë në zyrë duke punuar, tek Avokati Populli rreth orës 14.30 është lajmëruar nga shoferi i institucionit, një shtetas quajtur Tasim, se e kërkonte dikush nga jashtë. Më pas, shoferi i ka thënë që të shkonte tek zyra e Avokates së Popullit. Deklaruesja shpjegon se kur është futur brenda në zyrë, ka gjetur aty Avokaten e Popullit Erinda Ballanca, si dhe shtetasen Klotilda Bushka. Deklaruesja shpjegon se në momentin e parë u përshëndeta me të dyja, më pas, shtetësja Klotilda Bushka i ka shkelur syrin, gjest të cilin ajo (deklaruesja) e ka kuptuar si një sinjalizim për të mos treguar se çfarë më kishte ndodhur gjatë muajit dhjetor dhe takimet që kishte pasur. Pas disa bisedave për tema personale, deklaruesja shpjegon se shtetësja Erinda Ballanca është larguar nga zyra dhe ka mbetur vetëm me Klotilda Bushkën. Kjo e fundit ka nisur ta pyesë nëse ishte më mirë dhe a ishte qetësuar nga situata e krijuar muajin e kaluar. Gjithashtu, Klotilda Bushka e ka pyetur nëse kishte ndonjë shqetësim nga SPAK-u, duke e pyetur nëse ishte thirrur përsëri. Në vijim, deklaruesja shpjegon se Klotilda Bushka i ka thënë se kishte një merak me deklarimet në ILDKPKI që ajo vetë po bënte, duke iu referuar faturës që kishte në dosjen e saj të lëshuar nga bashkëshorti i saj Altin Bushka, për aktivitetin NATO 2022 dhe e ka pyetur se kush ka qenë në dijeni për këtë faturë. Deklaruesja i ka thënë se për këtë faturë kishte folur vetëm me Greta Kokalarin dhe më pas po ajo i kishte shkruar Altinit duke i thënë se duhet të bënte një faturë. Deklaruesja shprehet se meraku i Klotildës ishte nëse kjo bisedë mbi faturën në fjalë ishte bërë apo jo me Adela Kondakçiun, siç edhe në të vërtetë ka ndodhur. Megjithatë, deklaruesja e ka mohuar një gjë të tillë. Nëse do thirrej përsëri në Spak, Klotilda Bushka i ka thënë se do të përfaqësohej me një avokat. Më pas, deklaruesja shpjegon se shtetësja Klotilda Bushka i ka thënë që nëse do e thërrisnin përsëri në Spak, ajo nuk duhej të tregonte sesi Klotilda ia kishte marrë telefonin. Klotilda Bushka, shpjegon deklaruesja, e ka udhëzuar që nëse do të pyetej organi procedues lidhur me telefonin, duhej të deklaronte se telefonin aktual (atë që i ka dhënë shtetasja Ajola Xoxa e kishte prej vitesh në shtëpinë e saj dhe thjesht e ka vënë në përdorim kohët e fundit dhe në fund deklaruesja shprehet se teksa po përshëndetej me Klotildën kjo e fundit i ka thënë për çfarëdolloj gjëje që të duhet qoftë edhe për lekë na thuaj.
Jo vetëm nga ambasada Amerikane, por OJF-të e Ajola Xoxes kanë marrë para edhe nga Ambasada e BE-së. Nëpërmjet qendrës Haerabel Ajola Xoxe ka marrë shuma të konsiderueshme edhe nga Delgeacioni I Bashkimit Europian në Tiranë. Sipas dosjes së SPAK, vetëm për projektin SPARE, Ajola Xoxe ka marrë mbi 22 mijë euro, dhe ky projekt nuk rezulton I vetmi, pasi OJF-të e Xoxes vazhdimisht janë angazhuar dhe kanë kryer projekte e transfera të dyshimta me selitë diplomatike në Tiranë. Nga hetimi rezulton se Harabel ka përfituar fonde dhe për projekte të Bashkimit Evropian siç është peojekti SPARE. Projekt i cili është promovuar dhe nga Luigi Soreca në rrjetët e tij socliale kur drejtonte zyrën e Bashkimit Evropian në tiranë.
Ndjekësit e rregullt të emisionit Plug, kanë kuptuar se ky hetim ka faktuar ato çka ky emision ka denoncuar në puntatën e muajit dhjetor 2024. Por ajo që bie në sy është fakti se nga dosja është shmangur totalisht hetimi i OJF-së Benusi, e cila është përdorur nga çifti Veliaj-Xoxa, pikërisht për Reformën në Drejtësi. Një tjetër kompani që është lënë sërish jashtë dosjes është pikërish kompani “Botimet Enciklopedike Sha”, me të cilën Ajola Xoxa ka tjetërsuar tokat në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës duke i shitur tek persona të tjerë. E për SPAK do të ishte me interes të zbulonte se kush i ka blerë këto prona dhe nëse mbi to është dhënë leje ndërtimi. Ndërsa për këto dy kompani ende nuk ka një hetim të thelluar, nga çfarë kemi parë deri tani, reulton se çifti Veliaj-Xoxa kishin dnërtuar një skemë të mirfilltë korrupsioni në kurriz të parave të taksapaguesve të Tiranës.