Nga Genc BURIMI
Dhe Putini dhe Maduro do t’ia kishin patur zili Edi Rames kete inovacion skanadaloz elektoral.
Ne diten me diell, nen syte e gjithe Trupit diplomatik ne Shqiperi, por mbi te gjitha me nje sfidim total te SPAK—ut, te Prokurorise se Tiranes dhe KQZ – se qe kane premtuar procedura eksprese kundra krimit zgjedhor, Edi Rama mbledhë sot në miting në Sheshin Skënderbej 6 mijë punonjës të bashkisë Tiranë !
Ose Edi Rama do t’u flase si Kryeminister dhe kryen krimin e nje puçi institucional duke uzurpuar kompetencat e Pushtetit vendor qe legjitimetin e ka nga zgjedhjet lolake dhe jo nga Qeveria. Ose Edi Rama do te flase si kryetar I PS-se duke u zhytur koke e kembe ne krim elekotral me perdorim burimesh shteterore per fushate, me fjalime plot sharje kundra opozites dhe gjithefare reklamash per Partine ne pushtet.
Per shume me pak se kaq, SHBA-te shpallen non grata ish-kryeministrin e Bosnie- Hercegovines Fadil Novalić i cili me pas dhe u arrestua. Per shume me pak se kaq Sarkozi ne France u be objekt hetimesh te gjithanshme per financime ilegale te fushatave te tija elektorale.
Me mitingun e tij ku sjell me sforco 6 mije punonjes bashkie qe s’paguhen nga PS-ja por nga populli i Tiranes, Kryeministri Edi Rama thyen nje rekord ne mos boteror te pakten eurpian. Kurre nje lajthitje e tille nuk ishte pare deri sot ne nje shtet te famlijes europiane ku Shqiperia kerkon te behet pjese.
Me kete gjest kaq sfidues , Edi Rama nu ia hedh dorezen ne fytyre Opozites, por Drejtesise shqiptare dhe Bashkesise nderkombetare. Dhe sa kohe do te tolerohen cirqe te tilla?