Pse Kryeministri shkarkon Kryetarin e Bashkisë?
Avokat Brikena Bogdo
Në vitin 2015 qeveria e majtë ndryshoi ligjin për Qeverisjen Vendore. Ndryshe nga ligji i mëparshëm, në vitin 2015, ushtua neni 62. Sipas nenit, Kryetari i Bashkisë shkarkohet me Vendim të Këshillit të Ministrave, në rastet kur a) kryen shkelje të rënda Kushtetuese ose të ligjeve. Këshilli iMinistrave merr një kompetencë, në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve themelore, të cilat nw themel kanë balancën dhe pavarwsinw e pushteteve, ekzekutiv, gjyqësor, vendor. Ky nen prish automatikisht balancën dhe pavarësinë e pushteteve.
Pwrse Kwshilli i Ministrave (Kryeministri) merr njw risk kaq tw lartw, duke hartuar njw ligj antiligjor? Pikwrisht nw atw vit Erjon Veliaj zgjidhet kryetar Bashkie. Mos vallw kryeministri i tregon muskujt Kryetarit tw Bashkisw, duke vendosur supremaci mbi tw?
A mundet Këshilli i Ministrave (kryeministri), të shkarkojëKryetarin e Bashkisë, të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli me zgjedhje, të pavarura nga zgjedhjet e përgjithshme? Absolutisht, jo. Pavarësia e pushteteve është e përcaktuar nëKushtetutë. Kushtetuta e Shqipërisë e përcakton qartë nënenin 13, që Qeverisja Vendore në Republikën e Shqipërisëngrihet në bazë të parimit të decentralizimit të pushtetit dhe ushtrohet, sipas parimit të autonomisë vendore.
A mundet të vlerësojë Këshilli i Ministrave (kryeministri), se kur shkelet Kushtetuta dhe Ligji? Absolutisht, jo. Shkeljen e Kushtetutës e përcakton kushtetuta dhe shkeljen e ligjit e përcakton gjykata.
Atëherë si mundet t’i japë Këshilli i Ministrave ( Kryeministri), atribute kaq të fuqishme vetvetes, në shkelje tëtë githa ligjeve shqiptare?
Me sa duket, ka bërë kalkulimet e pushtetit të stërzgjatur dhe të luftës së ethshme për pushtet, që një ditë do t’i duhej qëkundërshtarin më të fuqishëm politik, ta kishte marjonetën e tij dhe pikërisht me forcën e “ligjit” të bërë prej tij, të mund tëshkarkonte pretendentin më serioz, ndaj pushtetit tw tij.
Ja ku erdhi dita sot, që ai ligj, i ndryshuar 10 vite më parë, pikërisht neni 62, të jetë një nga armët e tij më të fuqishme.
Ai së pari, ka hartuar një nen që masakron Kushtetutën, ligjin dhe pavarësinë e pushteteve. Së dyti, e merr të mirëqenë që mund ta shkarkojë kryetarin e bashkisë, atribut i dhënë nga ligji, por deklaron që nuk do ta shkarkojë. I jep të drejtë vetes që të shkojë edhe më tej, dhe deklaron që ta zëvendësojë ai postin e kryetarit. Merr atributet e një të zgjedhuri nga populli,për pushtetin vendor. Pra, ai mundet të shkarkojë kryetarin,por edhe të emërojë vetveten. Hapur, dhe në mënyrëarrogante, hyn e del në bashki, si një pronë personale.
Neni 62 i Ligjit për Qeverisjen Vendore, është një nga projeksionet më të rrezikshme të uzurpimit të pushtetit vendor, madje ligjëruar me Ligj.
Të hartosh një Ligj që tund themelet e shtetit demokratik, do të thotë ta miniosh atë. Kjo nuk është as rastësore as gabim, por me qëllim shumë të qartë dhe projkesione të sakta për prevalim të pushtetit ekzekutiv, mbi pushtetin vendor dhe atëgjyqësor. Ky është një fenomen i rëndomtë në Shqipëri. Por,ajo që e bën edhe më të rrezikshëm fenomenin është që,tashmë shkruhet ne ligj dhe miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë.
Pyetja tjetër është: Pse nuk e shkarkon Rama, Veliajn, kur ligji ia jep këtë kompetencë? Ai mund ta shkarkojë, nëse kryetari i bashkisë ka shkelur Kushttutën, ose ligjin. Në çastet, kur Rama e ka hartuar me strategët e tij që e projektonin drejt njëpushteti absolut, afatgjatë, situata gjeopolitike ishte krejt tjetër. Ndërkohë, reforma në derjtësi po farkëtohej në zyrat e Shoqërisë Hapur të Sorosit. Institucionet, e dala nga Fondacioni Soros kopsisnin me shumë kujdes dosjet pushtetarëve më të korruptuar, që të mos burgoseshin, midis tyre ai i Veliajt. Ndën zë përflitej, që Veliaj e ka dosjen tëkopsitur, që të mos futet në burg. Por, mbase pikërishtt përnbysja gjeopolitike, tërmeti Atlantik, e nisi vrinkthi nëburg Veliajn, me dashjen, ose pa dashjen e Ramës, me bekimin, ose jo të tij.
Në këtë arsyetim, nëse ai sot e shkarkon kryetarin e bashkisë, me nenin 62 që ai vetë hartoi, do të pranojë direkt, që Veliaj ka shkelur Kushtetutën dhe Ligjin. Pikërisht në këto kushte gjeopolitike dhe me tornadot e brendëshme, ai nuk mund tëhapë me dorën e tij, derën e burgut për veten.
Ndërkohë, Rama duke emëraur veten në bashki, po kujdeset që korrupsioni të vazhdojë.