Erion Veliaj, i arrestuar si i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash, u ka vënë mbi kurriz shqiptarëve fatura shumë të majme.Përveç dosjes “5D”, ku drejtorët e tij grabitën miliona nga paratë publike, përveç inceneratorëve, që shqiptarët vijojnë ende të paguajnë para, edhe pse ai i Tiranës nuk ekziston dhe ai i Elbasanit e Fierit janë thjesht kazanë me naftë, përveç humbjes së jetës së Ardit Gjoklajt, shqiptarët po paguajnë sot 110 milionë eurot për dosjen “Becchetti”, për llogari të Erion Veliajt.Gjithçka në dosjen “Becchetti” në Strasburg fillon me mesazhet shantazhuese të Erion Veliajt.Shoh grup xhirimin e Agonit në Gjirokastër. S’e kuptoj pse po ma bëni këtë, mendova se e latë marrinë me herën e fundit! Nuk e dua! Jam absolut te kjo! Thuaj atij që do bëjë armiq gjithë qeverinë pa shkak! Është private dreqi ta hajë, respektojeni se po më del nga hundët ky muhabet me ju!”, thuhej në mesazhet e publikuara gjatë asaj kohe kur shpërtheu skandali.

Më pas, në prill të 2023-shit, Gjykata e Arbitrazhit rrëzoi kërkesën për rikthimin e çështjes së “Becchetti”-t, duke lënë kështu në fuqi dëmshpërblimin prej 110 milionë eurosh që Shqipëria duhet të paguajë ndaj pronarit të “Agon Channel”.Kështu pas këtij vendimi, shqiptarët sot janë të detyruar të paguajnë faturat e Veliajt.Fakti është që sot shqiptarët po i paguajnë Becchetti-t paratë e mesazheve të Erion Veliajt, i cili i ushtronte presion me mesazhe njësoj siç u ka shkruar oficerëve të BKH-së, siç u ka shkruar gazetarëve.
Jemi përballë këtij fakti që sot shqiptarët për llogari të Erion Veliajt po paguajnë 110 milionë euro./ CNA.al