Zgjedhjet në “lupën” e SPAK, Berisha: Nuk i besoj Prokurorisë që amnistoi krime elektorale monstruoze

Edi Rama e cilësoi lajthitje, ngritjen e një strukture nga SPAK për survejimin e partive politike gjatë fushatës elektorale. Edhe pse i referohet me të njëjtën gjuhë si kryeministri, as Sali Berisha duket se nuk i beson kësaj lëvizje të Prokurorisë së Posaçme para zgjedhjet të 11 Majit.

Krydemokrati tha në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se nuk mund të besojë se një prokurori që ka amnistuar krime elektorale, të mund të hetojë krimet zgjedhore të Parlamentareve 2025.

“Unë nuk  mund ti besoj atyre që kanë amnistuar krime monstruoze elektorale, sepse i bie të gënjej veten time. Njëherë më gënjyen ata. Ata disponuan dokumentet më të sigurta, zyrtare, regjistrime me firmë të prokurorit. S’kanë qenë aksidentale ato. Këto nuk mund ti mbyllte kush përveç prokurorisë politike. Kemi të bëjmë me prokurori politike”, deklaroi Berisha në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN.

Sipas Berishës brenda radhëve të SPAK ka prokurorë që bëjnë politikë, ndërsa në rrugë kanë përfunduar prokurorë që kanë hetuar dhe ndaluar bandat më të rrezikshme në Shqipëri.

“Çfarë nënkuptoj me shkrirje? Po flas për modelin e prokurorit që bën ligjin. Por prokurori që bën politikë, ai është një rrezik madhor kombëtar për drejtësinë, për sistemin, për të gjitha. Kanë prokurorë që kanë kërkuar disa dënime përjetë, që kanë kapur banditët më të rrezikshëm dhe janë sot rrugëve për pretencat që kanë dhënë. Kurse këta sot në 130 mandate arresti kanë arrestuar kurrë më shumë se 20”, tha ai në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN. (A2 Televizion)

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *