E paprecedentë/ PL nuk lejohet të takojë presidwntin e saj Meta
Sot, zyrtarët e Partisë së Lirisë do të realizonin vizitën e parë në paraburgimin 313, për të takuar presidentin e kësaj force politike, Ilir Meta, i cili është në qeli prej katër muajsh
Por Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi, zv/presidentja Erisa Xhixho, deputeti Petrit Vasili dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Drejtësisë, Edmond Haxhinasto nuk e realizuan dot qellimin e tyre.
Për mediat, Petrit Vasili u shpreh se nuk arritën ta takonin dot Metën.