Meta: Në shkelje të ligjit nuk lejojnë Xhixhon dhe Vasilin të më takojnë, burgu i Durrësit si seli e PS-së

Presidenti i Partisë Lirisë, Ilir Meta shkruan se Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho, u penguan për orë të tëra dhe nuk u lejuan, në shkelje të hapur të ligjit, të takoheshin me të në qeli.Ai shton se të gjithë e dinë se burgu i Durrësit është kthyer në selinë e dytë të “Rilindjes” ku hyjnë e dalin pa autorizim prokurori dhe pa leje nga Drejtoria e Burgjeve kushdo që shpreh dëshirën për t’u takuar me bashkëpunëtorët e Edi Ramës, që po ai vetë i futi në burg.

Meta: E paimagjinueshme ajo që ndodhi sot ku deputetët e Partisë së Lirisë, Z. Petrit Vasili dhe Znj. Erisa Xhixho, u penguan për orë të tëra dhe nuk u lejuan, në shkelje të hapur të ligjit, të Kushtetutës dhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, të më takonin në ambientet ku prej 4 muajsh mbahem i izoluar në ekstrem pa fakte dhe pa prova penale.Ky rast i përsëritur, pas ndalimit po të dhunshëm, që iu bë deputetit dhe kryetarit të PBDNJ, Z. Vangjel Dule dhe eurodeputetit, Z. Fredi Beleri, dëshmon edhe njëherë “standardet europiane” të Narkoshtetit dhe Narkodrejtësisë, që më mohojnë edhe të drejtën për t’u takuar deputetë dhe drejtues të Partisë së Lirisë, sipas përcaktimeve ligjore që janë respektuar prej tyre në mënyrë shumë ligjore dhe rigoroze.

Asnjë surprizë nga ky regjim kriminal, që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe më mban të izoluar pa prova dhe pa fakte penale, kur ndërkohë të gjithë i panë veprimet shumë korrekte dhe plot përkujdesje për arrestimin e Veliajt.Ndërkohë të gjithë e dinë se burgu i Durrësit është kthyer në selinë e dytë të “Rilindjes” ku hyjnë e dalin pa autorizim prokurori dhe pa leje nga Drejtoria e Burgjeve kushdo që shpreh dëshirën për t’u takuar me bashkëpunëtorët e Edi Ramës, që po ai vetë i futi në burg.

Beteja me Narkoshtetin është betejë për barazi përpara ligjit, që dhunohet nga Narkoqeveria e inkriminuar gjer në fyt. Asnjë iluzion të mos kenë se do të më pengojnë që të udhëheq Partinë e Lirisë drejt fitores mbi narkotrafikantët e ulur në Qeveri, Kuvend, pushtet lokal dhe në sistemin e drejtësisë.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *