Gjatë një takimi me përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashuara, një prej të pranishmëve i ka dhuruar kapelen e sherifit Kryetarit të PD, Sali Berisha, një simbol i ndryshimit të pushtetit në Shtetet e Bashkuara.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur dje në zyrë një përfaqësi shqiptaro-amerikanësh nga Teksasi, aktivistë të kauzave konservatore dhe mbëshetës të Partisë Republikane dhe Presidentit Donald Trump, të cilët i kanë bërë një dhuratë të veçantë.
Një prej tyre, Lodovik Tetaj, i ka dhuruar Berishës një kapele kaubojsësh, tipike të shtetit të Teksasit, dhe më gjerë, të jugperëndimit amerikan.Kapelja e famshme e fermerit amerikan u bë ikonike në filmat e Hollivudit, reklamat e Marlboros dhe nga presidenti amerikan Ronald Reagan, i cili shpesh shihej me një aksesor të tillë në kokë.