Rama, njeriu “burg, burg” për fakirët e dritave, ankohet për arrestimin e zyrtarëve

Rama, njeriu “burg, burg” për fakirët e dritave, ankohet për arrestimin e zyrtarëve

Kryeministri Edi Rama, njeriu që e nisi qeverisjen e tij me shprehjen “burg, burg, burg” ndaj qytetarëve që kapeshin me vjedhje të energjisë elektrike për familjet e tyre ose për ndërtim të paligjshëm gardhesh e avllishë, tashmë tregohet i shqetësuar për politikën e ashpër penale të prokurorisë dhe gjykatave.

Në një nga deklaratat publike në mbrojtje të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, shefi i qeverisë deklaroi se “Ne nuk mund të pranojmë që në emër të pavarësisë të kapërcehen fazat e hetimit dhe të gjykimit dhe as nuk mund të pranojmë që në emër të pavarësisë paraburgimi të bëhet faktikisht një normë për të kapur dhe kyçur brenda pa gjyq këdo qoftë”.

Ndërkohë që standarti që përcjell aktualisht Rama është ai i një normaliteti shoqëror, në fakt, është po vetë ai që e theu këtë standard demokratik, duke mbushur qelitë e paraburgimit me “fakirë”, me njerëz në kulmin e varfërisë, të cilët provuan burgosjen vetëm pse tentonin të gjenin një formë jo shumë normale për ndriçimin dhe ngrohjen e fëmijëve.

tetor të vitit 2014, Rama, i cili në atë kohë kishte një vit në qeverisje, shpalli “planin operacional” për goditjen e paligjshmërisë në vjedhjen e energjisë elektrike. Plani nisi të zbatohej në fund të vitit 2014 dhe kulmin e kurbës e arriti në muajt e parë të vitit 2015.

Për të kuptuar situatën e rëndë që krijoi plani “burg-burg-burg” i Edi Ramës, mjafton si referencë Raporti Vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2015.

“Gjatë muajve të parë të vitit 2015, organi i Policisë së Shtetit ka kryer “arrestime në flagrancë”, për autorë të dyshuar të veprave penale të vjedhjes së energjisë elektrike, apo edhe të kryerjes së ndërtimit të paligjshëm në një numër të konsiderueshëm personash… Ambientet e sigurisë të inspektuara në organet e Policisë së shtetit dhe ato të IEVP-ve, kanë rezultuar të tejmbushura në dyfish të kapacitetit të tyre dhe në to nuk siguroheshin standardet minimale të ndërkombëtare për jetesë, gjë që çon në shkeljen e të drejtave të përsonave që mbahen në to”, thuhet në Raport.

Bazuar në situatën e rëndë, Avokati i Popullit i rekomandonte në atë kohë Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Policisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm që të aplikonin ndjekje penale në gjendje të lirë ose masa sigurimi më të buta se sa ajo e “arrestit me burg” për autorët e këtyre veprave të lehta penale.

Por, ky rekomandim i Avokatit të Popullit, thjesht u hodh në kosh nga qeveria. Për këtë tregon Rekomandimi i Këshillit të Ministrave për Prokurorin e Përgjithshëm për luftën kundër kriminalitetit në vitin 2015, ku thuhet: “Të ashpërsohen dënimet për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike”.

Pasojat e kësaj politike penale të qeverisë mbi “fakirët”, pati pasoja të pariparueshme për shumë familje dhe, madje, në disa raste, edhe fatale.

Qamil Z, një 53-vjeçar nga Lushnja, vari veten në burgun e Rrogozhinës në fund të vitit 2014, pasi gjendej në paraburgim për “vjedhje të energjisë elektrike” në shumën 35 mijë lekë të vjetra.

Bilbil H., një 43-vjeçar, babai i katër fëmijëve, vari veten në ambjentet e paraburgimit 313 në Tiranë, në shkurt të vitit 2020. Ai ishte arrestuar, pasi u konstatua se kishte vjedhur vetëm 12 mijë lekë të vjetra energji elektrike.

Në maj të vitit 2016, një nënë e re dhe dy fëmijët e saj të mitur, vdiqën në një aksident tragjik në Qerret, ndërkohë që po ktheheshin nga një takim me kryefamiljarin Sokol N., i cili qëndronte i arrestuar në burgun e Rrogozhinës për “ndërtim pa leje”.
Edi Rama nuk tha asnjë fjalë ngushëlluese pêr këta tre fakira dhe të tjerë që patën fatin tragjik për shkak tê qeverisjes së tij, ama ulërin si i marrë shpesh edhe me.lot krokodili për kanakarët e tij.
Bold news

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *