Si
Nga Enver Bytyci
tha? “Unë kurrë nuk gënjej. Jam i përgjegjshëm për detyrën që kryej”! E ndërkohë pasdite thotë krejt tjetër nga ajo që ka thënë paradite! Të nesërmen harron çfarë ka thënë një ditë më pare. Por më e dhimbshme është se përdor “harresën” për të mashtruar. Ja psh: flet për shtetin e së drejtës. Madje ka filluar të flasë për “demokracinë”. Ky që nuk foli njëherë gjatë 12 viteve për të drejtat e njeriut u kujtua vetëm kur u burgos Erion Velia. Tha: “Jooo! Nuk mund të linçohet askush në demokraci! E kësisoj na hiqet sikur është krejt i virgjër në politikë. Sikur as ka linçuar, as ka vjedhur, as ka rrënuar, as ka shkatërruar, as ka burgosur, as ka zvarrit njerëzit, deri te ish-presidenti i Republikës, në rrugë!
Kujton se ne kemi harruar zvarritjen e aktorëve, gazetarëve dhe të rinjve veprimtarë te Teatri Kombëtar. Beson se nuk e kujtojmë atë çka ndodhur në katër të mëngjesit në Astir, apo në 02 të mesnatës në Kukës kur u shkatërruan kabinat e gjobës në Rrugën e Kombit! Kërkon të harrohet protesta e 5 majit, të mos kujtojmë më dhunën e policisë së Edi Ramës për ta mbrojtur me çdo kusht Lulzim Bashën e blinduar. Të harrojmë helmet e gazin lotsjellës që u soll enkas nga Serbia. Të harrojmë se çfarë premtimesh ka bërë dhe se si në fund të 12 viteve po na le pa atdhe!
Pas 27 vitesh në politikën e lartë të Shqipërisë e pas 12 vitesh në pushtet, thotë se është i pastër e se „Ska bir ku.ve e nëne që mund t’i thotë se ka vjedhur“!. Është njësoj sikur një grua e martuar për 27 vite radhazi, e cila të ketë dështuar nja 100 herë, të dilte e të thoshte “Oooo milet! Unë jam e virgjër”! Ky është Edi Rama! Në çdo fushatë elektorale hyn sikur po garon për here të pare! Sikur nuk ka jetuar në planetin tokë, por çdo dy vite zgjedhjesh vjen nga një planet tjetër. Sikur gjithçka që ka ndodhur në qeverisjen e tij është vepër e ufove. Sillet sikur ata që kanë mbush burgjet nuk ishin ose nuk janë njerëzit e qeverisë së tij!
Dhe në fund guxon e na thotë se “ka një punë për të kryer”. Se do na çojë në BE në vitin 2030”! Ai që në vitin 2013 shkoi në Londër dhe iu lut Devid Cameron të vendosë veton kundër marrjes së statusit kandidat të Shqipërisë. Ky që për 12 vite e shndërroi Shqipërinë në Kolumbinë e Europës. Edi Rama, pra, i cili e shpopulloi atdheun tone dhe tentoi disa here ta popullojë me iranianë, afganë e çfarëdolloj të tjerësh. Ky Edi Rama që burgosi 38 mijë shqiptarë në një vit për veprën civile të kundravajtjes. Ky pra sot hiqet sikur ka mbi prej nëntokës! “Është i virgjër”, pra!
Një kryeministër i përgjegjshëm më e pakta jep llogari para zgjedhësve. Por jo! Edi Rama i merr vendimet pa pyetur askënd nën logon “Unë vendos, se mua më kanë votuar”! Ai ka vënë përpara të gjitha pushtetet, përfshirë atë të legjislativit dhe të presidentit, pushtetin gjyqësor dhe organizatat e shoqërisë civile. Ndërsa tani kërkon t’i spastrojë ato, nga siç thotë, “spiunët e Berishës”! Ndërkohë ka vendosur si standard qeverisjeje pabarazinë dhe diskriminimin, duke injektuar me program e projekt ndërtimin e narkoshtetit. Dhe sërishmi vjen e na thotë se “Unë jam më i miri”!
Në fakt është më i miri në organizatën terroriste e mafioze të Sinaloas meksikane. Më i miri në korruptimin e të huajve për ta lënë Shqipërinë pa opozitë. Më i miri për të shantazhuar gjithkënd që nuk është në të njëjtën mendje me të për të zbatuar projektet serbe në Kosovë, në Shqipëri e në Ballkan!Më I miri për ta shpopulluar Shqipërinë në modelin e memorandumit serb të Çubrilloviçit! Në këtë kuptim, po! Nuk ka më të mire dhe më të zotin sesa Edi Ramën! Por të mirën e tij e pafshim në derë të hasmit!