Berisha-emigrantëve: Ju keni farkëtuar miqësinë mes Shqipërisë dhe Italisë
Redaksia 16 minutes ago PolitikeComments Offon Berisha-emigrantëve: Ju keni farkëtuar miqësinë mes Shqipërisë dhe Italisë5 Views
Liderti i opozitës, Sali Berisha në takimin me bashkëatdhetarët në Parma të Italisë, iu drejtua atyre duke thënë se ishin ata që farkëtuan miqësinë mes Shqipërisë dhe Italisë.
Berisha theksoi se sot është krenari e madhe të shohësh këtë miqësi midis kombeve dhe vendeve tona, ndërsa shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë shqiptarëve në këtë gadishull, të cilët u shndërruan dhe u provuan si qytetarë të ndershëm, punëtorë, të aftë, të zotë.
“Të dashur bashkëatdhetare e bashkëatdhetarë.
Të nderuar drejtues të PD të Shqipërisë, të Parmës, të Romës.
I nderuar zoti nënkryetar i Bashkisë së Parmës, mik i shqiptarëve.
I dashur zoti Shpend Ndreu.
Zonja e zotërinj, mirënjohjen time më të pakufishme, përshëndetjet më miqësore për këtë pritje të zjarrtë, për ju në këtë sallë, për ata qëjanë jashtë, për shqiptarët në Itali, për miqtë tuaj italianë kudo që ndodhen sot.
Faleminderit shumë për këtë pritje të zjarrtë.
Me këtë rast shpreh një mirënjohje të pakufishme për kombin e madh italian, një komb që është provuar mik i vjetër, mik i shqiptarëve dhe i Shqipërisë.
Historia e miqësisë mes vendeve tona është frymëzuese dhe e rrallë.
Ajo daton 500 vite më parë me pritjen në Itali të arbëreshëve dhe vazhdon pa rreshtur.
Sot ju jeni farkëtuesit e miqësisë, e bashkëpunimit, e afrimit të dy kombeve dhe dy vendeve tona, jeni ambasadorë të shkëlqyer të kombit shqiptar në Shqipëri.
Sot ne kujtojmë të gjithë kur shqiptarët e sapoçliruar nga nata e zezë e gjatë e diktaturës staliniste, u dyndën, vërshuan drejt këtij vendi.
Por edhe në ato kohëra, kur ekzistonin paragjykime, ekzistonin stereotipe për një popull refugjatësh, përsëri miq të shquar, burra të shquar të këtij kombi, italiani i shquar Xhorxhio Napolitano, italiani i madh Silvio Berluskoni, qindra e mijëra qytetarë fisnikë italianë qëndruan në anën tuaj, iu dhanë krahë, iu dhanë mbështetje dhe ndërtuat në këtë vend jetën dhe të ardhmen tuaj.
Zoti e bekoftë kombin italian, zoti e bekoftë Italinë.
Sot është krenari e madhe të shohësh këtë miqësi midis kombeve dhe vendeve tona, prandaj dhe kam një falënderim, një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të gjithë shqiptarëve në këtë gadishull, të cilët erdhën refugjatë në mënyra nga më të ndryshmet, por në këtë tokë dhe në këtë vend u shndërruan dhe u provuan si qytetarë të ndershëm, punëtorë, të aftë, të zotë. U shkolluan inxhinierë, mjekë, shkencëtarë, akademikë, studentë, artistë, piktorë, këngëtarë, krenari e Shqipërisë, por edhe krenari e Italisë.
Ju keni nderuar familjet, keni nderuar kombin dhe flamurin tuaj”, u shpreh Berisha.