Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se Rama nuk e priti aspak mirë ardhjene Chris LaCivita në krye të fushatës së demokratëve për zgjehdjet e përgjitshme parlamentare të 11 majit.
Duke folur në takimin madhështor në Parma të Italisë përpara shqiptarëbve në pritjen e jashtëzakonshme me ta, Berisha tha se Edi Rama shkallmoi kur pa ardhjen e LACivita, duke e parë me sy humbjen e fatalitetin e tij.
“Miq, në Mynih, Edi Ramës, zëvendëspresidenti i vendit më të fuqishëm të botës, i tha ato të cilat ne ia deklaronim çdo ditë dhe çdo javë.
Po pse kjo ngjashmëri?
E bëri ai i nxitur nga ne? Jo, u them unë, jo.
Ka një shkak tjetër më të thellë.
Sepse opozita në vendin e madh, në atë vend, pësoi nga i njëjti armik, të njëjtat probleme, të njëjtat represione, të njëjtat censurë, të njëjtat akuza, siç pësoi opozita në Shqipëri.
Kjo ishte arsyeja pse zëvendëspresidenti JD Vance shpalli armik më të rrezikshëm për Europën, se rusi dhe kinezët, atë që arreston liderët e opozitës për të marrë mandatet. Atë që censuron mediat sociale. Atë që kontrollon mediat dhe arreston gazetarët.
Ky ishte një kushtrim për shqiptarët kudo që janë. Për njerëzit e lirë kudo që janë.
Miq, jo vetëm kaq. Në këto dy javë kishte një zhvillim tjetër të madh.
Të nesërmen e largimit tim nga Roma, para shqiptarëve u paraqita me kryestrategun, me kryemagjistarin, bashkëkryemagjistarin e fushatës elektorale të presidentit Donald Trump, Chris LaCivita.
Shkallmoi Edi Rama, u tmerrua, e pa me sy humbjen, fatalitetin e tij.
Dhe menjëherë, me mediat e tij, deklaroi se Chris LaCivita u ble nga Berisha.
Po, po të ishte puna për të blerë, po ai e ngatërroi Chris LaCivita me McGonigalin.
Po prisni se kam një lajm për ju sot.
Një gazetar i madh italian shkruante sot, e kam të paqartë marrëveshjen Rama-McGonigal sepse drejtësia e Biden e mbajti të fshehtë, një marrëveshje në të cilën ai mori një ryshfet 225 mijë.
Po ajo marrëveshje ishte e tëra në kurriz të opozitës. Ishte marrëveshja për të shkatërruar opozitën në Shqipëri.
Por kësaj radhe, postimi i këtij gazetari nuk mbeti në vesh të shurdhër.
Kryetari i komitetit kombëtar republikan, Chris LaCivita e bëri share dhe u shpërnda në të gjithë elitën drejtuese të SHBA.
Edi Rama, ja ku po të them nga Parma se hija e McGonigalit do të ndjekë gjer në ditën e fundit të jetës. Je i pashpresë!”, tha Berisha.