Gazetari amerikan denoncon skandalin: McGonigal u dënua se mori ryshfet nga Rama, administrata e Biden fshehu marrëveshjen

Gazetari investigativ amerikan, Chuck Ross, që shkruan për gazetën e kryeqytetit të SHBA, ‘Ëashington Free Beacon’, shkruan në median sociale se është çmenduri që Charles McGonigal u dënua se mori ryshfet nga Edi Rama, por marrëveshja e fajësisë nuk u publikua kurrë.

McGonigal pranoi fajin, por kjo marrëveshje nuk doli në dritë.Gazetari shkruan se Departamenti i Drejtësisë i ish-presidentit Joe Biden i dha McGonigal një marrëveshje për pranimin e fajësisë.Një gjë e çmendur për mua është se si ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u akuzua për marrjen e ryshfetit për të ndihmuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik shumë i ngushtë i Alex Soros, por detajet e marrëveshjes nuk dolën kurrë në dritë për shkak se Departamenti i Drejtësisë i Biden i dha McGonigal një marrëveshje për pranimin e fajësisë,”shkruan gazetari.

Opozita shqiptare ka paralajmëruar se dosja Rama-McGonigal do hapet në SHBA. Kujtojmë se ligjvënësit republikanë kanë ushtruar hetim parlamentar për këtë aferë.

Image
Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *