Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se me urdhër të tij u arrestua kryebashkiaku fitues i Himarës, Fredi Beleri, për interesa personale të kryeministrit që lidheshin me Kanionin e Gjipesë.
Berisha tha se, Rama arrestoi Fredi Belerin për shkak të kanionit të Gjipesë, që e kishte marrë pa asnjë akt trashëgimie apo konfiskimi.
“Miqtë e mi!
Ne jetojmë në një kohë kur liritë dhe të drejtat janë vlerat më themelore të njeriut të lirë, të shoqërive të lira.
Çfarë ndodhi në Shqipëri? Në Shqipëri ndodhi një akt, që përveç netëve më të zeza të diktaturës komuniste nuk mund të ndodhte tjetër.
U bë gara për pushtetin vendor. Opozita kandidoi Fredi Belerin në Himarë. Edi Rama e kishte ftuar Fredi Belerin për ta afruar, por Beleri kishte pikëpamjet e tij të qendrës së djathtë dhe nuk mund të devijonte qëndrimin e tij.
Tani, nuk po ndalem tek fushata e turpshme që bëri, sepse ishte një fushatë vetëposhtëruese për atë që bënte një fushatë të atillë ndaj Fredi Beleri.
Zgjohem në datën 15 dhe shikoj një zonjë e tronditur në palcë, nënë e tre fëmijëve, kryefamiljare kishin shkuar në 2 të natës dhe e kishin nxjerrë nga shtrati i fëmijëve duke besuar se mund ta bindnin të dëshmojë se ka shitur votën.
Nëna që nuk kishte takuar kurrë njeri tjetër, e kishin hequr nga shtrati në 2 të natës dhe e kishin çuar në Vlorë. As nuk pyeta fare, sa pashë atë skenë, kjo është skenë tipike e sigurimit të shtetit, e asaj policie të urryer që ka terrorizuar shqiptarët 46 vite dhe ishte turpi i turpit.
E ka thënë Niçe, streha e fundit e horrave është nacionalizmi.
Tani ky do ta mbulonte me nacionalizëm grabitjen e mandatit të Belerit.
Çfarë qëndronte mbrapa? Ta dini ju, ta dinë shqiptarët dhe e gjithë bota. Kanioni i Gjipesë. Po. Unë u skandalizova nga ajo skenë që pashë miq.
Po merrte mandatin, nuk e linte të betohej, ndërkohë që çdo shqiptar i burgosur gjatë 34 viteve që nuk ishte dënuar, ishte betuar për kryetar bashkie, deputet se kushtetuta nuk e ndalon. Këtë nuk e lejonte të betohej në asnjë mënyrë.
Unë deklaroj se pas këtij akti qëndronin interesa mafioze.
Një gazetar guximtar investigativ na nxjerr se Edi Rama pa asnjë dokument kadastral, as të sulltanit, as të mbretit as të diktaturës, pa asnjë dokument konfiskimi kishte marrë me emrin e nënës së tij të ndjerë, kanionin e Gjipesë. Dhe kur ra në qark, thoshte se ku është atje lart, sikur ishte në majë të Çikës, kanioni ishte buzë ujit 224 mijë metër katror tokë.
Ja pra miq se cila ishte për Edi Ramën interesi i marrëdhënieve me Greqinë, ja pra se cili ishte interesi i bashkëjetesës tuaj me grekët në këtë tokë.
Cili ishte interesi i marrëdhënieve tona me vendin fqinj, që 34 vite rresht pavarësisht ndonjë problemi, kurrë nuk kishte ngurruar së ndihmuari Shqipërinë, qoftë në integrimin Europian, qoftë në fusha të tjera.
Tani duhej ti vinim flakën marrëdhënieve për kanionin e Gjipesë. Absolutisht.
Çfarë ndodhi pastaj me Petron. 6200 zgjedhës të cilët në çdo zgjedhje kanë marrë pjesë në votime se u shtyhet afati, i la pa votuar vetëm që të humbiste Petroja të cilin e votuan qytetarët e Himarës, nuk e votuan të tjerët. Se çbëri ai, e di vetë.
Pra a mund të ndërtohen marrëdhëniet mbi parime të tilla, mbi terror policor, a mund të ndërtohen marrëdhëniet mbi rrembim mandatesh.
Beleri nuk është rasti i parë. Ku është Spiro Ksero, një njeri i ndershëm, një ministër eficent, absolutisht i dënuar për qëllime politike.
Por prisni, është i vetmi qytetar në Republikën e Shqipërisë që është dënuar 1 vit burg dhe 8 vite heqjen e të drejtës së zgjedhjes.
E kuptoni ju, sepse Spiro Ksera kishte një autoritet në Gjirokastër si tek minoritarët jo tek minoritarët dhe meqenëse përbënte një problem elektoral urdhëron ta ndalonte 8 vite të mos kandidojë. Pse u ndala në këto raste. U ndala sepse narkodiktatori shqiptar nuk ka përveç interesave të tij dhe pushtetit të tij, asnjë interes kombëtar, asnjë interes qytetar është i gatshëm të bëjë dhe të ndërmarrë çdo vendim”, u shpreh Berisha.