Berisha: Shqipëria u bë kopshti i Xhorxh Sorosit me Edi Ramën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin madhështor me shqiptarët në Athinë, u shpreh se përgjatë 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria u kthye në kopshtin e Xhorxh Soros.

Berisha tha se, Shqipëria u bë kopshti i Xhorxh Sorosit me Edi Ramën. Që të gjitha kundër opozitës, ndaj të gjithave opozita qëndroi e pamposhtur.

“Miq!

Donald Trump gjatë fushatës ka thënë një nga gjërat më të mëdha që një politikan ka thënë ndër kohëra.

Ka qenë shprehja e Çërçill që tha: Ne kurrë nuk do të dorëzohemi, në fakt që ndryshoi kursin në Luftën e Dytë Botërore.

Ishte shprehja e Ronald Regan në portën e Branderburgut; Gorbaçov rrëzoje këtë mur se, liria gjermane është çështje e lirisë së njerëzimit. Muri u rrëzua, Gjermania u bë e lirë, lokomotiva e Europës.

Ishte Gorbaçovi me një kurajo mbinjerëzore që doli e tha, Rusia e Bashkimit Sovjetik është bërë toka e askujt, as e popullit rus as e mumuthit Parti Komuniste.

Donald Trump; armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm. Kush ishte ky armik, ata që deri dje ne i quanim për miq, ata janë.

Pse e tha këtë. Ai që të prek lirinë është armik. Cilido që të prek lirinë, vendas apo i huaj është armik dhe vetëm armik.

Vendi i madh i lirisë u përball me dhunime të lirisë. Filloi censura. Aty ku fillon censura, fillon diktatura.

Rrjetet sociale krijuan ekipe për të censuruar. Eksponentë të rëndësishëm të politikës, na duhet censura. Antony Blinken firmoste me ministrin e Jashtëm memorandumin e censurës.

Pastaj kjo ishte njëra anë. ‘Ëoke culture’, kultura që e kishim parë gjatë revolucionit kulturor kinez që përmbysnin statuja, simbole çdo gjë.

Pastaj përtej Marksit. Gjinia njerëzore duhet të ndryshohet. Marksi nuk e ka patur këtë, Marksi ishte për njeriun e ri, por jo për të ndërhyrë në gjini. Kaluan dhe Marksin.

Të gjitha erdhën në Shqipëri. Shqipëria u bë kopshti i Xhorxh Sorosit me Edi Ramën. Që të gjitha kundër opozitës, ndaj të gjithave opozita qëndroi e pamposhtur”, tha Berisha.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *