Gjekmarkaj: Demokracia është forca që na lidh si shqiptarë, përdorni votën si armën më të fortë kundër Edi Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, së bashku me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, dhe figura të tjera të rëndësishme të partisë, janë duke zhvilluar një takim me shqiptarët e diasporës në Athinë.

Gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj i bëri thirrje qytetarëve të përdorin votën si armën më të fuqishme kundër Edi Ramës, për të siguruar një Shqipëri demokratike dhe të sigurt.

Ai theksoi se demokracia është forca që lidh shqiptarët dhe se angazhimi i tyre është thelbësor për të ardhmen e vendit. Në fjalën e tij, Gjekmarkaj bëri thirrje për një bashkim të shqiptarëve për të luftuar për të drejtat dhe liritë e tyre. Ai gjithashtu kujtoi se ky është një moment vendimtar për të ndryshuar kursin e Shqipërisë. Gjekmarkaj: Agora e demokracisë buçet në këtë çast, në gjuhën hyjnore, në gjuhën shqipe, në gjuhën e Naimit, Fishtës e Konicës. Shqipëria prej vitesh mbahet me djersën tuaj, puna dhe nderi juaj ju kanë bërë komunitet të respektuar, fitues mbi çdo paragjykim në vendin mik.

Fjalët nuk e mbushin boshllikun që ju keni lënë, atje ku keni kujtimet, ku Zoti ju tha që jeni shqiptar.
Sot prej nesh, sot prej jush, sot prej çdo njërit kërkohet vota si akt dashurie, si akt dëgjese për dhimbjet, si akt mbrojtjeje për goditjet, si balsam për plagët që atdheut i shkaktuan të paudhët e udhëhequr nga Edi Rama.Më 11 maj duhet ta largoje debuesin, debilismën e shqiptarëve dhe të hapim derën për të gjithë ata që duan të kthehen me dinjitet dhe shpresë në vendin e tyre.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *