Jemi në Autokraci/Dule thirrje shqiptarëve nga Athina: Nuk duhet të lëjojmë më që Edi Rama të tërheqë zvarrë Shqipërinë

Kreu i PDNJ, Vangjel Dule, gjatë fjalës së tij në takimin e liderit të opozitës, Berisha, me shqiptarët në Athinë iu drejtua emigrantëve që të marrin rol kryesorë në ndryshimin e madh që duhet të ndodhë më 11-Maj në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij Dule theksoi se me rikthimin e Sali Berishës në krye të ekzekutiviz shumëçka do të ndryshojë për mirë për vendin, për ta kthyer vendin në shina demokracie.

Ne kemi sfidën që t’u tregojmë të gjithëve se ne nuk e meritojmë narko-qeverinë e Edi Ramës. Ne nuk jemi si Edi Rama. Ne nuk kemi zgjedhur Edi Ramën, ne për fatin tonë të keq nuk kemi demokraci, ne kemi autokraci. Dhe nësë do të shikoni me vëmendje fjalën e zëvendëspresidentit amerikan në Mynih, Vance, fjalimi i tij ishte njësoj sikur të përshkruane gjendjen e Shqipërisë kur fliste për kundërshtarë të burgosur. Fredi Belerin kush e  burgosi për 16 muaj? Përse? Edi Rama, sepse deshi të rivalizojë në zgjedhje të lira. Ku është dëgjuar që kryetari i opozitës të mbahet në arrest shtëpie sepse autokrati ka frikë nga demokracia. Ku është dëgjuar q ëish-presidenti i vendit, Ilir Meta, të tërhiqet zvarrë në mes të ditës. Të dashur zonja dhe zotërinj nuk duhet të lëjojmë më që Edi Rama të tërheqë zvarrë Shqipërinë.  Mendoni për një moment çfarë i ka bërë vendit Edi Rama, e kanabizoi. Mendoni çfarë dëmi i ka sjellë familjeve shqiptare ky kanabizim. Në 12 vite Rama rrënoi shëndetësinë. Pse ju i merrni ilaçet për të afërmit tuaj në Greqi, t’i sillni këtu për kurim, po ju edhe një shurup për fëmijët e çoni nga këtu sepse në Shqipëri janë të skaduara…”,-tha Dule.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *