Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar ditën e sotme me gjuhë krimi duke kërcënuar prokurorin, ku në një status të tijin shkruan për Ols Dadon “nuk e ka idenë se me kë është ngatërruar”.
Ndërkohë që prokurorët dhe gjyqtarët për 10 ditë po kërcënohen, po fyhen, po intimidohen. Qëllimi nuk janë vetëm ata, qëllimi është që të stepen dëshmitarët dhe të tërhiqen nga dëshmitë e tyre në dosjen e Erion Veliajt.Ajo që është e çuditshme është që KLP-ja rri dhe hesht, ndan qoka, bën emërime dhe nuk del të reagojë kur dy prokurorë sulmohen me gjuhën e rrugaçit, me gjuhën e krimit. Megjithëse Erion Veliaj si frikacak dhe spurdhjak i vogël nuk e përmend emrin e Altin Dumanit, merret vetëm me prokurorin Ols Dado të cilin me sa duket e ka bërë tabelë qitje.Fakti është që KLP duhet të flasë. Ose do të jetë pjesë e gjuhës kriminale të Erion Veliajt, që e përdorin banditët në gjykatë që u tregojnë gishtin gjyqtarëve dhe prokurorëve që “e ke personale me mua
Ose do reagojë si institucion serioz në mbrojtje të prokurorit, sepse prokurori është i shtetit dhe KLP këtë detyrë ka. Nuk mund të sillet si vasale e një kryebashkiaku të korruptuar që firmoste urdhërpagesa për OJF-të që i çonin paratë te bashkëshortja e tij./ CNA