Kush është gjyqtarja e lartë që hiqte këpucët kur takohej me Klotilda Bushkën në zyrë e Ajola Xoxës

Takimet private të deputetes socialiste Klotilda Bushka, njëherësh dhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, me përfaqësues të lartë të sistemit të drejtësisë pikërisht në zyrën e Ajola Xoxës

Njëra prej tyre ishte dhe ish-kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami, që sipas burimeve të ‘OraNews’ kur vinte në katin 10-të të ‘Sky Tower’, para se të futej në zyrën e Xoxës dhe të ‘mikëpritej’ nga Klotilda Bushka hiqte edhe këpucët.

Kujtojmë se Llagami pas mbarimit të mandatit në krye të KLGJ-së ka shprehur dhe kandidaturën e saj për anëtare në Gjykatën Kushtetuese, dëshirë që mesa duket ia ka shprehur edhe ‘shefes’ së ‘Ligjeve’ Klotilda Bushkës edhe në zyrën e bashkëshortes së kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës.

Nisur nga këto dëshmi tejet të rënda shqetësimi i stafit të Ajola Xoxës që mesa duket i di mirë bëmat dhe gjëmat e socialistes që iu mbyll goja nga kryetari i saj në gjyqin para Byrosë Politike në Kuvend kur u thirr pak ditë më parë për të shpjeguar implikimin e saj në dosjen ‘e hajdutit’ ende të dyshuar, pasi hetimi për të ende vijon, Erion Veliaj, është fakti se Bushka ende nuk është nën masë sigurie.

Sipas burimeve të mirë-informuara pranë ish-stafit të Ajola Xoxës, Klotilda Bushka nuk mund të lihet nga SPAK jashtë procesit, pasi sipas tyre ajo është një njeri tejet i rrezikshëm për hetimin në fjalë, pasi edhe nga pamjet e vëna në dispozicion tregojnë qartë se ajo është njeri që është e aftë për të bërë gjithçka për të shembur hetimin shembullor dhe të kopsitur në dosjen mijëra faqesh të SPAK-ut, ku 360 faqet që u për dorën nga GJKKO-ja për të argumentuar vetëm nevojën e arrestimit të Erion Veliajt janë maja e ajsbergut të kësaj dosjeje të turpshme vjedhjeje dhe abuzimi me pushtetin.

Dhe për të kuptuar ‘fuqinë’ e influencës së saj tek njerëzit e drejtësisë në foton e mëposhtme kemi pamje ku deputetja e PS-së Klotilda Bushka së bashku me ish-kryetaren e KLGJ-së Naureda Llagami që në parim për shkak të ndarjes së pushtetit nuk mund të jenë bashkë, po hanë për shtatë palë qejfi me njëra-tjetrën.

Image

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, ka një rol parësor në monitorimin e aktivitetit të institucioneve të drejtësisë.

Për çdo vit, krerët e ‘Drejtësisë së Re’ duhet të raportojnë dhe t’u përgjigjen interesimit të deputetëve të Ligjeve për realizimet dhe problematikat në aktivitetin institucional.

Por, jo gjithnjë ndodh kështu. Klotilda Bushka zgjedh që t’i ‘qajë hallet’ e drejtësisë edhe në ambjentë jo-formale, madje miqësore.

Ambienti rrethues është i këndshëm. Dy titullarët e rëndësishëm gjenden në mjediset e një lokali, pranë zonës së Shallvareve në Tiranë.

Por ajo që e bën edhe më qesharake dhe më anti-ligjore është fakti se restoranti në fjalë, zotërohet nga Aldo Merkoçi, që është dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës , pra njeri i vetë kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili raporton për çdo situatë dhe diskutim të zhvilluar në lokalin e tij nga miq dhe armiq të tij.

Kujtojmë se një vit më parë Bushka është filmuar duke ngrënë edhe me kreun e ILD-së, Artur Metani.

Image
Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *