Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është duke zhvilluar takimet të fuqishme me shqiptarët e diasporës, të cilët e kanë pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm një ditë më parë në Parma të Italisë.
Pasditen e sotme, në orën 18:00, lideri i opozitës, Sali Berisha ka një tjetër takim me shqiptarët në Greqi, i cili do të zhvillohet në Athinë.
Entuziazmi i shqiptarëve të diasporës për përfaqësuesit e demokratëve, si dhe për liderin Berisha është në rritje të jashtëzakonshme, gjë e cila vërehet edhe nga prezenca e madhe e tyre në këto takime, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, ku pritet që opozita me në krye PD-në, të bëjnë ndryshimin, duke realizuar rotacionin politik.